Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët e qytetit të Ulqinit vazhdon t’i shqetësojë banorët, të cilët rrezikohen përditë edhe nga kafshimi, që mund të bartë sëmundje.
Shoqata për kafshët e pastreha ”Panda” në Ulqin para dy ditëve ka shfaqur një video na faqen e vet ku nëpër rrugët e fshatit Gaç janë sjellur dhe janë lëshuar numër i madh e qenve endacakë. Sipas kësaj shoqatë, automjeti që i kishte sjellur dhe zbarkuar këto kafshë nuk kishte targa.
Numri i qenve endacakë është rritur jashtëzakonisht shumë muajin e fundit dhe tashmë është bë problem serioz.
Vitin e kaluar Komuna e Ulqinit kishte perfunduar dhe vënë në funksion objekti e azilit të qenjve por që tashmë ky azil në asnjë mënyrë nuk mund strehojë tashmë numrin enorm të tyre.
Qentë endacak konsiderohen qentë që nuk kanë pronar, vendstrehim të përhershëm dhe sillen rrugëve, duke krijuar klane të tyre në hapësira të ndryshme kryesisht në afërsi të bërllokut. Ata mund të jenë edhe rrezik i drejtpërdrejtë i shëndetit të njeriut dhe jetës së tyre, pasi që në mungesë të ushqimit higjenik, kushteve të këqija të jetesës, mund të shndërrohen në bartës edhe të sëmundjeve të ndryshme që përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve. Bartja e sëmundjeve nga qentë endacakë mund të bëhet në disa mënyra: gërvishtjes, kontaminimit fekal, kafshimit.
Kjo e fundit, gjithsesi, është problemi më serioz, meqë përmes kafshimit mund të transmetohet tërbimi (Rabies), sëmundje kjo zoonotike që shkaktohet nga virusi i familjes Rhabdoviridae, i cili sulmon sistemon nervor qendror, me pasojë vdekjen.
Video nga Shoqata “Panda”