Qeveria e Malit të Zi përkatësisht komisioni për valorizimin e tokës bujqësore në pronësi të shtetit ka lëshuar një thirjje publike për pjesmarrje në ankandin për dhënie me qira të patundshmërisë në lokacionin Shas të Ulqinit.
Në faqen e ministrisë gjegjëse ky konkurs është shpalluar sot, (e enjte me 22.06.2017) dhe iu dedikohet të gjithë prodhuesve bujqësor të regjistruar, personat fizikë ose juridikë, konsorciumeve të interesuar pë dhënien me qira të tokës, e cila ka sipërfae prej 694,981 m² dhe është pronë e shtetit të Malit të Zi, thuhet ndër të tjera në këtë ankand publik.
Afati i dhënies me qira në këtë ankand është për periudhën kohore prej 15 viteve.
Detajet e ankandit në linkun e mëposhtëm.
http://www.gov.me/pretraga/173791/Komisija-za-valorizaciju-poljoprivrednog-zemljista-u-drzavnoj-svojini-Javni-poziv-za-davanje-u-zakup-sas.html