Ministria e arsimit të Malit të Zi kohë më parë kishte shpallur një konkurs për ndarjen e 110 bursave për nxënësit që në shkollën e mesme do të zgjedhnin disa drejtime deficitare. Në listën e drejtimeve profesionale që kjo ministri kishte përcaktuar ishin drejtimet e tilla si kamarier, gjellbërës, elektroinstalues, saldator, hidraulik etj.

Konkursi në fjalë përfshinte shkolla e mesme në Bijello Pole, Budva, Podgoricë, Nikshiq e qytete tjera në Mal të Zi por jo edhe Ulqinin. Në konkursin e kësaj ministrie nuk tregohet arsyeja përse Ulqini është anashkaluar edhe pse në shkollen e mesme të këtij qyteti  pjesa më e madhe e këtyre profesioneve ekzistojnë dhe ju ofrohen nxënësve por që intersimi për këta është shumë i vogël.

Bursa e cila kap shifrën prej 70 euro në muaj dhe që do ju jepet nxënësve gjatë 10 muajve në vazhdimësi gjatë vitit shkollor do të ishte një motiv ndoshta më shumë për nxënësit në Ulqin që të regjistrojnë këto drejtime deficitare.

By admini