Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) organizon diskutim publik në temën “Financimi i OJQ-ve nga buxheti i vetëqeverisjes lokale”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është diskutimi për financimin e projekteve të OJQ-ve nga buxhetet e komunave, nga këndi i përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe vetëqeverisjes lokale. Përmes këtij diskutimi do të mësojmë se në çfarë mase fondet nga buxhetet e komunave mundësojnë zbatim efikas të projekteve dhe ndihmojnë për një sektor joqeveritar të qëndrueshëm; cilët janë kriteret për ndarjen e mjeteve, sa janë fondet nga buxhetet e komunave që ndahen në forma tjera – jashtë konkurseve, etj.

Diskutimi do të mbahet në ndërtesën e Komunës së Tivarit, me 28 qershor 2017, me fillim në ora 11 dhe iu dedikohet OJQ-ve dhe administratave vendore nga Tivari dhe Ulqini.

Ky aktivitet realizohet në partneritet me Qendrën Burimore Lokale – Horizonti i Ri, në kuadër të projektit ,,Më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”, të cilin CRNVO e realizon me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian. Objektivat e këtij projekti janë fuqizimi dhe inkurajimi i shoqërisë civile për pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në Mal të Zi.

By admini