Të hënën, më datë 26 qershor, me fillim në ora 9 në Bibliotekën e Ulqinit nis Kampi veror për lidership i organizuar nga OJQ “Unë veproj” (IACT), në bashkëpunim me organizatën LEAP4Change nga SHBA. Leap4Change ka një përvojë të gjatë trajnimesh në 4 kontinente, lidhur me forcimin dhe zhvillimin e potencialeve të të rinjve.
Trajnimi do të fokusohet në këto fusha specifike: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-marrjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre.
Për të rinjtë e interesuar, të grupmoshës 17 – 30 vjeç, sot është dita e fundit e regjistrimit dhe këtë ata do të mund ta bëjnë duke plotësuar formularin, si vijon: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc1qiwju4ofIAax7nxo5E1m8RknCWcM5m_adZns8LNdQzL1Sg/viewform
Në përfundim të kampit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë që provon përfundimin e suksesshëm të trajnimit për lidership.
Idea për organizimin e këtij kampi nga iACT ka lindur gjatë qendrimit të njërës prej themelueseve të saj, Silvijas Marnikoviq, si stipendiste e Fulbright në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka realizuar kontaktin me Romy Solomon e cila do të jetë trajnere e Kampit për lidership.
Partnerët e iACT në këtë sipërmarrje janë Biblioteka e qytetit dhe Fondacioni kulturor Amerikano-Shqiptar.