Me një ceremoni solemne dhe atmosferë festive nesër në orën 11 do te hapet hipemarketi i kompanisë ,,Voli,, Me këtë rast do të flasin Drejtori i kompanisë dhe Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, kësthtu mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Është ky një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për sipërmarrësit e këtij hipermarketi, por për të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe mysafirët në këtë fillim sezoni. Ky investim ka për qëllim të ofrojë për konsumatorët një llojllojshmëri produktesh, mbi 13000 dhe cilësi të lartë në një hipermarket me një sipërfaqe të përgjithshme 1373m2.
Objekti i porsahapur do te ketë vend parking për 65 vetura. Ai disponon paisjet më modern të kohës për ruajtjen e artikujve konformë standarteve më bashkohore. Në hipermarket do te jenë të punësuar mbi 50 punëtorë. Kompania do ti ofrojë 10 familjeve në nevojë nga një shportë me artikuj të ndryshëm në vlerën 200 euro. Në ditën e pare të celjes për konsumatorët janë paraparë surpriza të ndryshme.