Urimi i Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka
Deti me bisedoj për vetëvehten, mbi madhësinë e vet, mbi të gjitha krijesat që jetojnë ne mbrendësinë e ti… I bisedova detit për Islamin dhe ai u ndie i vogël.
Me këtë citat, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe ne emrin tim personal, i dërgoi urimet më të përzemerta Reisit Rifat Fejziq, të gjithë zyrtarëve te Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të besimit Islam me rastin e festes së Bajram Ramazanit.
Kuptimi shpirtëror i Bajramit është forcimi i unitetit,solidaritetit, tolerancës dhe përpjekja për të mirën e përgjithshme.Të gjithëve që e festojnë Bajramin u uroj paq, shëndet, lumturi dhe hare në gjirin familjar duke u dëshiruar që drita e Bajramit tju shëndris shpirtin dhe ti begato j me ndjenjat më të bukura dhe duke ju dhuruar shëndet dhe prosperitet familjar.
Bajrami është festë i cili në vehte përmban elementë gjithë njerzor dhe univerzal,shenjat e kohës të cilat çdo gjeneratë e re i jep vulën e egzistencës së vet dhe në at mënyrë dëshmon fuqinë e shpirtit që përciedhet me shekuj.
Si paralajmërues i fitorës në sprova,Bajrami vendos drejtpeshimin ne mes vlerave materjale dhe shpirtërore, prandaj uroj të gjithëve që kanë agjëruar muajin e Ramazanit Zoti tu pranoj lutjet dhe agjërimin.
MINISTRI
Mehmed Zenka
URIM ME RASTIN E BAJRAMIT TË MADH NGA KRYETARI I LD NË MZ
MEHMET BARDHI UROI TË GJITHË BESIMTARËT ME RASTIN E BAJRAMIT TË MADH
Të nderuar-a besimtarë e besimtare.
Pas muajit të madhnueshëm të Ramazanit, simbolit të sakrificës, të vetëpërmbajtjes, bashkërreshtimin me mirëbërësinë, me ruajtjen dhe kultivimin e të mirës, të pastrës, drejt mirëqenës për të gjithë, si synim i shoqërisë së shëndoshë, vjen festa e Bajramit të Madh ose Fitër Bajrami (emër ky bazuar në ndarjen e vitrave), që sot filloi.
Me këtë rast, shfrytëzoj rastin,që, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të partisë së parë politike dhe përfaqësuesës së vërtetë e konseguente të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve kudo që janë, ku jetojnë e punojnë, në atdhe e në diasporë ju uroj: Me shëndet dhe me gëzime Festa e Bajramit të Madh! Gjithmonë paçi gëzime, begati, lumturi dhe përparim!.
Edhe një herëme gëzime dhe URIME !.
Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ
Ulqin, më 25 qershor 2017