Franca ka fituar presidentin më të ri në historinë e saj,  Emmanuel Macron ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Pa infrastrukuturë partiake por me përkrahjen e partive tradicionale franceze, socialistëve dhe republikanëve, Macron arriti ta mund kandidatin e Frontit nacionale Marin Le Pen duke siguruar rreth 65 për qind të votave.

Pas triumfit ai ka shpallur fitoren duke thënë se në Francë po ndryshohet historia.

“Një faqe e historisë sonë së gjatë ka nisur, një e rigjetjes së shpresës dhe besimit”, ka deklaruar ai, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Presidenti i Francës gëzon imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës që është në detyrë dhe ka të drejtë të falë kriminelët e dënuar.

By admini