aferdita-dreshajKoha Javore: Afërdita, rrëjnët i keni nga Malësia ku keni lindur e rritur por qe e re keni emigruar në Shba. A mund të na thoni cila ishte arsyeja që braktisët vendlindjen dhe u akomoduat në Amerikë?
A. Dreshaj: Unë kam lindur në Malësi dhe atje akoma kam zemrën dhe nostalgjinë për vendlinje. Isha vtëm 13 vjeçe atëherë kurë mami im vendosi të shpërngulet në SHBA për një jetë më të mirë, por pa lënë asnjëherë pasdore Malësinë, duke na sjellur çdo sezon verorë t’a vizitojmë atë dhe të afërmit që kemi atje.

Koha Javore: Qe në adoleshencë keni filluar të këndoni. Na thoni si filloi rruga juaj në muzikë, kush e zbuloi talentin tuaj dhe kush ju mbështeti?
A. Dreshaj: Fillimisht talentin tim e zbuloi babi im i cili nuk jeton më. Ai ishte njeriu që më dha shtysë të vazhdoj e t’a dashuroj muzikën dhe më dha vullnet të zbuloj talendtin tim në këtë fushë, por për fat të keq ai nuk arriti që të shijoi suksesin tim dhe të kënaqet me faktin që unë iu përkushtova muzikës.

Koha Javore: Afërdita viteve të fundit keni nxjerrur në tregun muzikorë shqiptar këngë e klipe hite që janë pritur shumë nga publiku. A mund të na veçoni këngën që e këndoni më me ëndje dhe çfarë është arti muzikor për ju?
A. Dreshaj: Për një artist është shumë e vështirë të veçoj vetëm pjesët e artit të tij, kështu ndodh edhe për mua pasi çdo këngë ka shijen, të bukurën dhe suksesin. Por, do të kisha veçuar këngën “ Nëse je Burrë“ e cila ishte edhe kënga e parë që dominoi në çdo stacion televiziv shqiptar, dhe nga kjo këngë shijova një kënaqësi dhe dashuri të madhe për punën time që sapo kisha filluar.

Koha Javore: Përveçëse e njohur si këngëtare, keni bërë famë edhe si modele duke qenë pjesë e shumë sfilatave dhe keni patur kontrata me shumë firma të njohura të modës europiane si në Itali, Gjermani, Greqi, etj si dhe keni reklamuar birrën Tirana. Ç’mund të na thoni më tepër për këto eksperienca?
A. Dreshaj: Në fushën time si modele kam shumë përvoja të bukura, duke përfshirë këtu udhëtime të shumta, pjesamrrje nëpër reklama, kopertina e sfilata të ndyshme. Këtu do të kisha veçuar “Miss Univers” ku përfaqësova shtetin e Kosovës në Brazil. Kjo eksperiencë ishte vërtetë sa e bukur aq edhe e përgjegjëshme por edhe krenari duke qenë se arrita të kategorizohem në mesin e dhjetë vajzave më të bukura në këtë eveniment të madh të modes me emrin e Kosovës që mbaja në krah. Dhe kjo eksperiencë mban peshë të madhe në jetën time.

Koha Javore: Gjatë këtyre viteve jeni vlerësuar dhe shpërblyer disa herë me çmime, nëpër evente muzikore dhe të modës duke veçuar pjesmarrjen tuaj në “Miss Shqipëria” 2007. Cilat mund të veçoni si arritjet tuaja më të sukseshme dhe çfarë mbresash ju kanë lënë këto ngjarje?
A. Dreshaj: Kur njeriu don diçka atëherë dhe përkushtohesh me serizitet, atëherë edhe puna të vlerësohet dhe vlerësimi është arritja më e madhe për çdo artist. Çdo shpërblim ka vlerë të veçantë, do ndaja këtu sukseset që kam korrur nëpër reklama, revista e kopertina të ndyshme në fushën e modelingut. Por sigurisht se nuk kënaqëm me kaq pasi suksesi nuk ka fund.

Koha Javore: Keni qenë edhe pjesë e shumë emisioneve/show televizive. Çfarë ndjesie është për ju të jeni gjithmonë pjesë e botës televizive dhe në qendër të vemendjës?
A. Dreshaj: Pjesa e botës televizive nuk mund të jetë çdo herë lulezim dhe buzëqeshje…Të jesh person publik kërkon shumë kujdes. Duke qenë se unë pjesën më të madhe të punës e kam në Shqipëri dhe Kosovë dhe në këtë dy vende jam më tepër në qendër të vemëndjes dhe nën kujdesin e mediave. Për një vajz në moshën time është një kënaqësi ky fakt dhe them se ja vlen të merrem me punën që unë e dashuroj aq shumë.

Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta?
A. Dreshaj: Për momentin jam duke punuar një këngë të re duke bashkëpunuar me produksionin muzikor “Elephant” të cilën do t’a shoqëroj edhe me videoklip. Sezoni verorë do të sjellë disa supriza, bashkëpunime, koncerte e projekte të reja.

Koha Javore: Mesazhi juaj drejtuar shqiptarëve në Mal të Zi dhe të gjithë lexuesve të gazetës “Koha Javore”?
A. Dreshaj: Ishte një kënaqësi e veçantë dhe ndjenë ndyshe të japësh intervistë për vendin tim, Malësinë e shqiptarët në Mal të Zi. Përshëndes të gjithë lexuesit e kësaj gazete dhe ju falenderoj ju për këtë intervistë kaq të këndshme.
Intervistoi: Toni Ujkaj /Koha Javore/

By admini