Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka do të qendrojë në në një vizitë pune në Republikën e Kosovës në periudhën 19 deri me 21 prill.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri Zenka do të diskutojë me kolegët përkatës mbi përmirësimin e të drejtave dhe lirive të minoriteteve, në veçanti përmirësimin e statusit të minoritetit malazez në Kosovë, mësohet nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave të Malit të Zi.