Me Ligji e propozuar për planifikim dhe ndërtim futet centralizimi absolut i vendimmarrjes dhe kontrollit në fushën e rregullimit hapësinor dhe hapen mundësi të gjëra për korrupsion.  Planifikimi urban, si një lëmi e cila në rastin tonë në dokumentet e Komisionit Evropian është vlerësuar tashmë si shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit, tani do të lihen për ta menaxhuar rrethit akoma edhe më të ngushtë  të vendimmarrësve, kurse numër i adresave që do të jetë e nevojshme për të korruptuar do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme, kështu do të deklaronte kohë më parë Dejan Milovac, drejtor i Qendrës Kërkimore MANS.

Me Ligjin e propozuar Qeveria malazeze plotësisht merr përsipër ingerencat për planifikim dhe zhvillim, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse hiqen igerencat e komunave në drejtim të planifikimit hapësinor.

Kjo zgjidhje është në kundërshtim me Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale pasi me këtë zvoglohen të drejtat tashmë  të njohura të qeverisjes lokale.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Lëvizja URA duke e vlerësuar ligjin e propozuar si karastrofal dhe kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe shoqërore të kundërshtojnë ashpër.

”Është e paabesueshme që askush nga qeverisja lokale për këtë çështje akoma nuk ka folë asgjë”, deklarojnë nga URA, shkruan DAN.

Nuk dihet nëse mosreagimi për këtë çështkje kaq delikate dhe të ndjeshme nënkupton edhe pajtim të partive politike shqiptare me projektligjin e propozuar apo ky ligj është akoma në fazën e studimit nga ana e tyre.

Partitë politike shqiptare që veprojnë në Ulqin janë pjesë e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.

 

 

By admini