Foto: TV1 Channel

”Muriqan, radha e automjeteve ne dalje nga Shqiperia afro 1 km. Mijera qytetare preferojne ta kalojne fundjaven ne Ulqin. Gjithashtu ka nje fluks ne rritje edhe per festimin e Pashkeve”, me këto fjalë e përshkruan gjendje ne kufi TV1 Channel për ditën e shtunë, një shqetësim i vjetër por edhe aktual në vazhdimësi.

Pika kufitare Sukubinë – Muriqan mbete pika më e ndjeshme dhe shumë problematike për mysafirët e shumtë të cilët për ditët e festave apo fundjavëve vendosin që të vinë në Ulqin.

Torturen e kalimit të kufirit e përjetojnë njëjtë edhe banorët e zonave kufitare të cilit qarkullimin në këtë pikë kufitare e kanë të përditshme pëf nevojat elementare familjare.

Është koha e fundit që aktorët politik të merren seriozisht me këtë temë me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike të Ulqinjt dhe lehtësimin e jetës së banorëve të këtyre zonave por edhe banorëve të Ulqinit dhe Shkodrës në tërësi.

By admini