Në xhiron e 26-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi ekipi i Otrant Olimpikut arriti të fitojë 3 pikë të rëndësishme kundër ekipit Berane nga qyteti me të njëjtin emër,  ne luftën për tu kualifikuar një rang më lart.

Në një lojë pa raste për shënim dhe me një iniciativë të lehtë të ulqinakëve, vendimtar ishte lojtari që është përforcim i ekipit tonë nga Korea e largët, i cili në rastin e vetëm që iu paraqit, shënoi golin e tij të parë për ngjyrat e Ulqinit. Goli i minutin të 80-të të takimit ka vlerrën e tre pikë të vlefshme për ulqinakët sidomos i arritur kundër njërit nga rivalët e drejtpërdrejte në luftën për një rang më lart.

Me këtë fitore ulqinakët blindohen në vendin e tretë, vend i cili i’u jep të drejtën e barazhit për ligën e parë, aq më shumë duke parë edhe rezultaatet e ekipeve konkurente të cilët kanë bërë një hap të gabuar në këtë xhiro.

Në ndeshjen e radhës Otrant Olimpik është mysafir i ekipit Mornar nga Tivari.

Tabela e klasifikimit pas xhiros së 26-të.

1.Kom 52

2.Ibar 51
3.Otrant 39

4.Jezero 32
5.Mornar 31
6.Cetinje 31
7.Igalo 29
8.Berane 26
9.Radniçki 23

10.Çelik 20
11.Bratstvo 16

 

By admini