Një fitore ma mjaft vlera kanë arritur futbollistët e Otrantn Olimpikut në kuadër të xhiros së 25-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi.
Me rezultatin e pastër 3:0 dhe me tre pikët e fituara sot ulqinakët tashmë konsolidohen në vendin e tretë të kësaj lige, vend i cili çon na barazh për ligën e parë të Malit të Zi. Fitorja e sodit ka edhe më shumë vlera pasi është arritur ndaj rivalit kryesor për barazh.
Në fitoren e Otrantit vlen te përmendet rikthimi te goli i të riut Halil Muharremi i cili shënoi dy gola ndërsa golin tjetër e shënoi lojtari Keiske.