Në kuadër të aktiviteteve per nder të Ditës së Ulqinit u mbajt Konferenca e IX-të Shkencore Ndërkombëtare “Roli i arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”
Kjo Konference që e organizon Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe Universiteti i Shkodrës ,,Luigj Gurakuqi,, edhe këtë vit tërhoqi vëmëndjen e një numri të madh të studiuesve dhe ekspertëve nga vende te rajonit.
Tashmë është bërë traditë që kumtesat e botuara të botohen në edicionin e vecante te revistës qe e boton Instituti per kërkime shkencore dhe zhvillim.