Imam Eid është një studiues i shquar mysliman, teolog, aktivist dhe pedagog për Islamin dhe myslimanët, si edhe raportet midis të krishterëve, hebrenjëve dhe myslimanëve në Amerikën Veriore si dhe përreth globit. Ai promovin njohuritë mbi Islamin nëpërmjet programeve televizive dhe radiofonike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe nëpërmjet publikimit të artikujve në revista lokale dhe ndërkombëtare.

 

Në periudhën 14 maj, 2007 deri më 7 qershor, 2011, Imam Eid u emërua nga Presidenti George W. Bush për të shërbyer si Komisioner në Komisionin e Shteteve të Bashkuara mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare. www.uscirf.gov. Përfundoi dy mandate gjatë periudhës së shërbimit si Komisioner i emëruar nga Presidenti, mandati i parë me kohëzgjatje prej 2 vitesh, gjatë periudhës administratës së Presidentit George W. Bush dhe mandati i dytë (kohëzgjatje më shumë se 2 vjet) gjatë periudhës së administratës së Presidentit Barack H. Obama. Gjatë kësaj periudhe, përveç angazhimit në takime një ose dy herë në muaj në Washington D.C., Imam Eid ka realizuar me kolegët Komisionerë udhëtime dhe misione Diplomatike lidhur me Liritë Fetare, si edhe ka shërbyer si folës, përfaqësues i SHBA-së, me kërkesë nga Departamenti i Shtetit në shtetet, si vijon: Afganistan (si folës i SHBA-së), Bahrain (folës i SHBA-së), Bangladesh (viti 2015, folës i SHBA-së), Bruksel (Belgjikë), Bukuresht (Rumani), Çad (dy herë, në vitin 2012 dhe 2014, si folës i SHBA-së në bashkëpunim me Institutin Salam), Egjypt (3 herë gjithsej ku një herë përfaqësohej si folës i SHBA-së), Erbil (Irak), Francë, Gjenevë (Zvicër), Indonezi, Jordani, Kuvajt (si folës i SHBA-së), Malajzi (i deleguar i Presidentit), Marok, Nigeri (4 herë), Filipine (si folës i SHBA-së dhe Komisioner), Katar (si folës i SHBA-së), Romë (Itali), Arabi Saudite (dy herë), Kore Jugore, Sudan (dy herë në Kartoum dhe Juba), Siri, Qipro (veri dhe jug), Turqi, Turkmenistan, Vjenë (Austri) dhe Vietnam (dy herë).

 

  • Imam Eid ka një përvojë mbi 40 vjeçare  si Imam dhe terapist për çështje familjare dhe martesore.
  • Është konsulent, specialist dhe ekspert në Ligjin Islamik, duke përfshirë çështjet e të rinjve, Testamentin Islamik dhe trashëgiminë, martësën, mosmarrëveshjet martesore dhe konfliktin, dhunen në martësë dhe abuzimin bashkëshortor, divorcin, abuzimin në divorc, dhe kujdestarinë e fëmijëve.
  • Përveç të qenit një teolog, Imam Eid është ekspert mbi Dialogun Ndërfetar dhe raportet midis popullsisë myslimane, të krishterë dhe hebreje, si edhe mbi çështjet që lidhen me kujdesin pastoral në Islam, këshillimin dhe Liritë Fetare Ndërkombëtare.

 

Përgatitja akademike:

 

  • Doktoraturë në Teologji (Th.D. – 2005) në shkencën e religjionit krahasues. Universiteti i Harvardit, Shkolla Hyjnore e Harvardit, Kejmbrixh, MA.
    Teza: “Martesa, divorci dhe kujdestaria e fëmijëva nga këndvështrimi i përvojës së amerikanëve mysliman: konsiderata fetare, shoqërore dhe ligjore.”
  • Master në shkencat e teologjisë (MTS – 1991), Shkolla Hyjnore e Harvardit.
  • Studimet Bachelor në Ligjin Islamik nga Universiteti al-Azhar, Kairo, Egjypt, Shkolla e Shkencave dhe Ligjit Islamik, 1974.

 

 

Imami do jetë në Ulqin me 20 Prill në Galerinë e Qendrës për Kulturë.  Detajet tjera do vijojnë.

By admini