“Kryporja e Ulqinit” quhet vendi më i madh mediteran i shpendve shtegtar, i pozicionuar në bregdetin e Ulqinit. Ky lokacion, është stacioni i fundit “relaksues” i këtyre shpendve gjatë fluturimit të tyre në Afrikë apo anasjelltas në Siberi.
Projekti “Aëareness” është një fushatë ndërgjegjësues, krijuar nga Artistët e Ulqinit për Kriporen. Restaurimi dhe vënia në funksion e fabrikës së kripës përbën një rëndësi të veçantë për biodiversitetin e këtij rajoni. “Kryporja e Ulqinit” nuk është e rëndësishme vetëm për Ulqinin dhe Malin e Zi po për të gjithë Evropen dhe botën, shkruan politiko.al.
Artistët iniciatorë siç janë artistja multidimensionale Enkela Bisha njëherazi dhe producente, aktivistja dhe kryetarja e shoqatës Dr. Martin Schneider Jacoby, regjisori Gezim Mavric, kompozitori Imi Nimanbegu, autorja e tekstit Flutur Mustafa dhe kreatorja Qyle Durakoviq, u bëmnë bashkë duke ftuar artistë të tjerë vendas të jenë pjesë e projektit dhe kështu u kurorëzua kënga ndërgjegjësuese e cila ka për qëllim mbrojtjen e kripores dhe shpalljen e saj si park nacional.