Kohë më parë kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu i dërgoi Kuvendit komunal të Ulqinit iniciativën që kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani të bëhet qytetar nderi i qytetit tonë.
Kjo iniciativë është dashur që të jetë në rend dite të parlamentit lokal të Ulqinit që në fillim të muajit mars. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma as kësaj dite, që do të thotë se presidentit Nishani, nëse respektohen procedurat, nuk do tëmund të marrë mirënjohjen ”Qytetarnderi i Ulqinit”, së paku për ditën e qytetit që është nëfund të kësaj jave.
Edhe përkundër iniciativës dhe dëshirës së mirë, kryetari i Ulqinit nuk arriti ta përmbyll me sukses këtë iniciativë. Në koalcionin qeverisës në Ulqin pushtetin e ushtrojnë të gjitha partitë shqiptare së bashku në koalicion me DPS-in.
Komuna e Ulqinit këtë fundjavë feston ditën e saj. Programin e të gjitha aktivitetiteve mund ta gjeni KËTU.