Të shtunen e kaluar, për të tretin vit me radhë u organizua aktiviteti sportivo rekrativ ”Me biçikletë në Shkodër”.

Në një ditë të bukur pranverore, 34 adhurues të çiklizmit, natyrës dhe shoqërisë kaluan një ditë krejtsisht ndryshe nga ata të zakonshmet. Njëri nga pjesëmarrësit e  rregullt të këtij aktiviteti prof. Lubo Llukiq shprehet shumë i entuziasmuar me mbarëvatjen e këtij turi amator çiklistik duke shtuar se këto aktivitete janë të domosdoshme sidomos për rininë.
”Jam dashamir i natyrës dhe mendoj se këto lloje të aktiviteteve duhet të mbahen së paku nje herë në muaj me theks të veçantë në inkurajimin e të rinjëve që të marrin pjesë sa më shumë. Aktiviteti i sotëm e vertetoi këtë duke parë një pjesmarrje mjaft të madhe, sidomos të të rinjëve”, shprehet prof. Llukiqi.

Të gjithë pjesëmarrësit  këtij aktiviteti paten mundësinë që të vizitojnë dhe të marrin foto pamje nga monumentet të njohura historike të qytetit të Shkodres. Me duartrokitje frenetike çiklistat u përshendeten nga kalimtarët e rastit në momentin kur fotografoheshin para simbolit të Shkodres, Kafja e Madhe, që për fat të keq nuk është në funksionon më.

Pas shetitjes në Shkodër të gjithë pjesmarrësit patën mundësi të kalojnë pak çaste të bukura në pikën turistike të Shirokës.

Aktiviteti vajti siç është më së miri duke marrë mesazhin e të gjithë pjesmarrësve se ky aktivietet tashmë është tradicional dhe se të gjithë u pajtuan se vitin tjetër do të jemi përsëri pjesë e kësaj aventure të bukur.

Në fund të gjithë pjesmarrësit falenderojnë Piceri Papillon në Ulqin për kujdesin e treguar dhe koktejin e rastit të organizuar pas përfundimit të këtij turi çiklistik.

Me këtë aktivitet Shoqata  ”Promul” fillon ciklin e aktiviteteve çiklistike të titulluar ”Të njohim vendlindjen – Së bashku në natyrë, ndal veseve të këqija”. Nga ky vit këto aktivitete mbështeten nga Komuna e Ulqinit në kuadër të mbështetjes që kjo ju jep projekteve të shoqatave joqeveritare.

By admini