Shkolla më e madhe fillore në Ulqin, ajo “Mareshali Tito” dhe “Bedri Elezaga” në Katërkollë kanë shpallur konkurs për pozitën e udhëheqësit më të lartë të këtyre institucioneve, atë të drejtorit.
Konkurset janë të hapura 15 ditë nga shpallja e tyre. Shkolla “Mareshali Tito” e ka shpallur konkursin me 18 mars kurse ajo “Bedri Elezaga” me 22 mars, mësohet nga Enti për punësim i Malit të Zi.
Edhe pse konkurset janë të hapura, nga përvojat e mëparshme rolin vendimtar për përcaktimin udhëheqësit të këtyre institucioneve e ka Ministria e arsimit e cila në shumicën e rasteve vendos sipas marreveshjeve brenda koalcionit qeverisës.
Në zgjedhjen e drejtoreve në mjediset ku shumica e popullsisë eshte shqiptare, sipas ligjit duhet marrë edhe pëlqimin nga ana e Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Malin e Zi.