Foto: Ndërmarrja Veprimtaritë Komunale Ulqin

Sot në orët e mëngjesit në Katërkollë u bë hapja e tregut të gjelbërt. Në këtë përurim ishin të pranishëm autoritete të qeverisjes lokale të qytetit të Ulqinit.

”Ana e Malit  tani e tutje do të  ketë tregun e ri. Fermerët  tani do të  tregtojnë  produktet  e tyre  në një  treg  që përmbush  kriteret dhe kushtet  higjenike. Kjo do të  ndërpresë dhe  shitjen  e artikujve  në rrugë”, kështu thuhet nga Komuna e Ulqinit
Në ceremoninë e rastit  ishte  i pranishëm dhe Kryetari  i komunës Nazif Cungu  i cili  në takimin e drejtëpërdrejtë me  fermere dhe banorë paralajmeroi dhe  investime të tjera në Anë të Malit.

Punimet  ne  treg  i ka zhvilluar NP,,Veprimtarite komunale,,

”Nga hapja e tregut te gjelbert ne Katerkolle. Urojme qe te sherbej ne te mire te banoreve te Anes Malit qe produktet e veta bujqesore ti shesin ne kushte me te mira.”, kështu thuhet në njoftimin nga Ndërmarrja Veprimtaritë Komunale të Ulqinit.

 

By admini