Rrugëve të Tuzit disa qytetar kishin dalur për të parë kolonën me të cilën po kalonte nëpër qytet Hashim Thaçi rrugës së tij për në Podgoricë.
”Mire se vjen z.Thaci! Ishim në pritje që se pakut do të ndalonit turrên e autokolones pêr të pershendetur Malësoret”, kështu shprehet Albert Camaj në një postim të tij në rrjetin social FB.
Ndërsa Anton Gojçaj shprehet se vetëm z. Edi Rama të ketë ndalur në Tuz gjatë vizitës së tij.
”Ne Malesi perveç zotit Rama kur ishte ne opozit se mbaj mend te ket ndalur noj zyrtar shqiptar tna pershendesin,edhe pse dihet se djepi i shqiptaris asht Malesia jone! ”, shprehet Gojçaj.
Nesër delegacioni kosovar i kryesuar nga Z. Hashim Thaci do të ketë takime me homologun e tij Igor LLukshiq, kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, kryeparlamentarin Ranko Krivokapiq dhe presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq.
Ne orët e pasditës Z/vëndëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaci, vjen për vizitë në Ulqin ku do të pritet nga Kryetari i Komunës Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.
Video nga Albert Camaj
Video nga Zef Ujkaj
Ja pra malesor e gazofshi Hashim Thacin. As dy minuta nuk e lodhi koken per ju. Me kete me se miri trgon se nuk jeni te emancipuam politikisht. Kejo eshte dhurata qe Djukanovic po mundohet te i jep Thacit. Kinse eshte person i rendesishem e duhet ndejte ne pushtet. E edhe i verberi e shef ku e pruri Kosoven.