teli-me-gjinonNdahet nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori Aristotel Stefani. Teli Stefani siç njihet ndryshe nga qytetarët gjirokastritë, ndërroi jetë ditën e djeshme pas tre atakeve kardiake, në banesën e tij, në lagjen “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Teli Stefani, ka lindur në fshatin Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Ai është një nga emrat më të spikatur të kinemasë edhe teatrit shqiptar për rolet episodikë, me të cilët ka krijuar një karrierë të spikatur.

Roli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Teli Stefani e ka nisur rrugën e artit me grupin amator të klubit të Kuçovës. Në vitin 1956 ka kontribuar për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Gjirokastër. Ai do të mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adfhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj.

Ka qenë pjesëmarrës në14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur .
“Është nder për mua, që kam bashkëpunuar me Piro Manin, me Dhimitër Anagnostin, Viktor Gjikën”, është shprehur dikur ai. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e filmave: “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Koncert në vitin 1936”, “Dritat e qytezës”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, e shume role të tjera.
Në vitin 1998 Teli Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit I cili do të jetë edhe roli I tij I fundit, në filmin “Dasma e Sakos”. /Ora News/

By admini