
Banorët e fshatit Kravar në Anë të Malit kanë dy ditë që po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Prishja në rrjetin elektrik këto ditët e fundit u ka shkaktuar atyre mungesë të vazhdueshme të rrymës. Defekti është menjanuar ditën e djeshme, shkruan Vijesti.
Problemi në fjalë i ka lënë banoret e kësaj zone edhe pa uje pasi ai është i lidhur drejtpërdrejt me (mos)pasje të energjisë elektrike.