Policia e Ulqinit është në gjurmë të sulmuesit i cili mbrëmë pas orës 22 ka grabitur objektin e Llotarisë së Malit të Zi.

Siç mësohet, sulmuesi duke kërcënuar me thikë ka detyruar punëtoren që të ja jap pazarin me vlerë rreth tre mijë euro, shkruan “Vijesti”.

Policia ka marrë incizimet nga kamerat e vendosura në objekt.
“Në video material, personi fillimisht ka luajtur në aparatet e objektit, e pastaj ka mbetur vet me punëtoren dhe ka kryer grabitjen. Meqenëse nuk ishte i maskuar, besojmë që shumë shpejt do ta vërtetojmë identitetin e tij, por tashmë e dimë që nuk është nga Ulqini e as nga Mali i Zi”, tha bashkëbiseduesi i “Vijestit”.

By admini