Kryetari i komunës z.Nazif Cungu së bashku me nënkryetaren e komunës zonj.Hadidža Gjoni, në një takim pune, u takua me drejtoreshën e NP.“Parqet nacionale“ Azra Vukoviq lidhur me rastin e Kripores së Ulqinit. Mbas mbledhjes është vrojtuar situata aktuale në teren dhe janë parë mundësit e ndërmarrjes së hapave të mëtutjeshëm.

Në takim u fol për statusin e Kripores së Ulqinit, hapat për përmirsimin e mëtejshëm të situatës, si dhe mundësitë e mbrojtjes dhe valorizimit të kësaj ndërmarrjeje. NP.“Parqet nacionale“ sipas kontratës ofron mbrojtjen fizike të hapsirës, administrimin e ujërave, monitorimin e biodiversitetit, si dhe mirëmbajtjen e sistemit te pompave, të cilat për fat të keq jan në gjendje të mjerueshme. Përveç kësaj me rëndësi është të theksohet që në fundin e vitit të kaluar Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm e ka lejuar ndihmën financijare për sanimin dhe mirëmbajtjen e pompave me qëllim që rrjedha e ujit të kripur të mbesë aktive. Poashtu është nisur procedura e mbrojtjes ndërkombëtare RAMSAR i cili njëkohësisht do të mundësonte qasjen në fondet ndërkombëtare dhe grantet të cilët janë të dedikuara për objekte të këti lloji, mesohet nga Komuna e Ulqinit.

Komuna e Ulqinit ka autorizime të kufizuara në lidhje me rastin në fjalë por kryetari Cungu tha që administrata lokale do te bëjë ç është e mundur që këti territori ti ofrohet mbrojtja adekuate dhe të gjendet mënyra për rifillimin e procesit të prodhimit të kripës i cili njëkohsisht do te mundesoj edhe qendrimin e perhershem te zogjve ne ate territor.

E ardhmja e Kripores se Ulqinit qendron ne prodhimin e kripes, valorizimin e turizmit ornitologjik dhe mjekësor dhe mbrojtjes ne nivel ndërkombëtar theksuan të pranishmit në takim.

 

By admini