Dje në hapsirat e Organizatës turistike të Ulqinit u mbajt një mbledhje në mes përfaqësuesve të OJQ Green Home nga Podgorica dhe OT Ulqin ku bisedë e këtij takimi ishte mundësia e bashkëpunimit në mes tyre për projekte të caktuara.
Gjatë takimit përfaqësues të OJQ Green Home kanë paraqitur projektin në të cilin janë duke e realizuar i cili ka të bëjë me valorizimin e qytetit të vjetër të Shasit dhe Liqenit të Shasit, mësohet nga OT Ulqin.
OT e Ulqinit i ka dhënë OJQ-së Green Home mbështetjen e plotë për realizimin e këtij projekti por edhe të projekteve të tjera.