Qytetarët e Prishtinës por edhe të mbarë Kosovës janë shumë të lidhur me qytetin e Ulqinit. Gjatë periudhave të ndryshme historike, në kohën e ish Jugosllavisë por edhe në vitet e mëvonshme shqiptarët nga Kosova, Ulqinin e kanë pasur destinacionin kryesor të tyre për pushime por jo vetëm.

Kosova para dy ditëve festoi 9 vjetorin e pavarësisë dhe një numër i madh i qytetarëve të Prishtinës por edhe të qyteteve tjera të Kosovës duke shfrytëzuar ditët e lira zgjodhën Ulqinin për disa ditë pushimi. Numri i madh i automjeteve me regjistrim të Prishtinës në rrugët e qytetit por edhe numri i madh i mysafirëve nëpër lokalet, sidomos në Ranë, janë dëshmitarë të këtij konstatimi.

Prishtinalitë festuan 9 vjetorin e pavarësinë në Ulqinin e tyre.

By admini