Shkruan:Haxhi Zeneli
Në prag të përvjetorit të 9-të, të pavarësisë së Kosovës,si zakonisht shqiptarët kudo që jetojnë,në mbarë botën,organizohën së bashku dhe bëjnë organizime duke festuar festat e tyre kombëtare.Andaj që 9-të vite shqiptarëve është shtuar në vitin kalendarik edhe një festë më tepër,pra shpallëja e pavarësisë së Kosovës,një fastë me rëndësi për kombin tonë,pas shpalljes së pavarësisë së Shqipëris së cunguar të vitit 1912.Andaj edhe këtë vit,si shumë vite të mëparëshme,shumë shoqata nga komuniteti i ynë këtu në Nju Jork, organizojnë për të festuar këtë festë nëpër disa vende të ndryshme,ku disa nga ato tubohën së paku edhe edhe për të rikujtuar vuejtjet tona historike nga okupatoret tanë që e ndanë dhe coptuan Popullin Shqiptar.Gjatë këtyre tubimeve kremtuese,është bërë si traditë,që pas disa fjalimeve të ndahën edhe fletë-mirënjohëje atyre që kanë kontribuar në mënyrë direkte apo indirekte çështjes kombëtare. Pasi që na u dha mundësia që edhe ne të marrim pjesë në disa nga këto takime,që u bënë me datën 18 Shkurt 2017,po shkëpuesim disa të iniciativa të një organizimi të organizuar nga një një shoqatë e cila ka bërë mjaftë në sensibilizimin e çështejs kombëtare këtu në komunitetin e Nju Jorkut,shumë vite me radhë.Në librarin:”Enrico Fermi Cultural Center”,në Bronks afër qendrës tregtare në Arthur Avenue,u organizua një takim nga shoqata,”The Albanian American Society Foundation, Sons & Daughters of Albania in America”,ku udhëheqës dhe themelues e kësajë është zotriu Esat Rizaj,një bashkatdhetar i pa lodhur për çështjes kombëtare,i cili organizon për shumë vite,së bashku me udhëheqës dhe politikan të Nju Jorkut që kanë udhëhequr këtë qytet me vite.Bile kjo shoqatë ka bërë organizime të festave kombëtare shqiptare edhe brënda mureve të komunës së Nju Jorkut(City Hall),ku i ka dhënë një afirmim çështjes tonë kombëtare dhe padrejtësit që janë bërë ndajë kombit tonë.Ku sot njëri nga moderatorët e këti takimi ishte zotriu,Stephen B. Kaufman,tashti një njohës i mirë i çështjes shqiptare,i cili foli në pika të shkurtra për pavarësin e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi,ku pas këti pasuan edhe fjalimet e të tjerëve,siç ishin:Aicha Mambo nga zyra e krytarit te Bronxit Ruben Diaz.Joseph McManus i cili rradhiti një ngjajshmëri në mes luftës së shqiptarëve me ate të Irlandezëve,Dr.Skender Kodra,Dr.Bajram Doka,si
dhe mbesa e familjes se Isa Boletinit Mimoza Dajçi etj.
Përse ne pikërisht po përshkruajm këtë rast?,sepse unë si një njeri i këngës dhe artit,që isha prezent këtu,nuk mund pa përmendur,se më bëri përshtypje vlerësimi dhe konsiderata e kësajë shoqate që nuk ka ndarë asnjëherë Artin dhe Kulturën Shqiptare nga vehtëja e sajë,por shpesh herë e ka theksuar në takimet e saja rëndësin e artit dhe kulturës tonë kombëtare.Ku në këtë takim,ata vlerësuan dhe ndanë mirënjohëje me plotë të drejtë për punën artistike të dy ambasadorëve të Këngës Shqiptare në mbarë botën,pra:Merita Halilit dhe Raif Hysenit,që tashti të shumë mirënjohur për publikun shqiptarë,brënda dhe jasht kufirit të shteteve shqiptare.Ku nuk janë raste të shpeshta që Artistët,muzicientët dhe këngëtarët nga shoqatat të vlerësohën për punën e tyre të pa lodhur që kanë bërë në shërbim të kombit me dekada.Por ky kontribut i këtyre artistëve:Merita Halilit dhe Raif Hysenit,nuk i shpëtojë nga objktivi kësajë shoqate: (,”The Albanian American Society Foundation, Sons & Daughters of Albania in America”),pa e vlerësuar,por që shpesh herë anashkalohet nga shumë shoqata të tjera.Andaj unë si një njeri i artit nuk mund të lë pa vlerësuar gjestin mjaftë modest nga kjo shoqatë që udhëhiqët nga Zotri Rizaj.Urojmë që në të ardhmen,ky gjest modest të bëhet hembull i vlerësimeve të drejta edhe nga shoqat të tjera të diasporës,kudo që grupet,shoqërit artistike së bashku me artistët e tyre shqiptarë japin kontributin e tyre.