Kryetari Lëvizjes qytetare URA, Zharko Rakçeviq tha sot se ai nuk do të kandidojë sërish për postin e partisë së cilës aktualisht i prinë.

“Pavarësisht mbështetjen e dhënë, unë nuk do të kandidojë për kryetar në kongresin e ardhshëm të partisë, që do të mbahet në gjysmën e parë të prillit,” tha ai Rakçeviç në një konferencë shtypi, transmetojnë mediat malazeze.

 

Në përgjigjen ndaj pyetjeve të gazetareve ai tha se prosesi i kandidimit është i hapur por ai tha se shpreson se do ta zevendësojë nënkryetari aktual Dritan Abazoviq duke e cilësuar atë si një pasuri e Malit të Zi qytetar dhe se ai e ka përkrahjen e tij dhe organeve te URA-së.
“Mendoj se Dritan me angazhimin e deritanishëm ka dëshmuar se ai nuk është vetëm një pasuri e URA-e, por edhe të gjithë qytetarisë së Malit të Zi. Nëse themi se kemi një shtet qytetar, pse në krye të një partie nuk do të jetë një shqiptar”, shpjegoi Rakçeviq.

By admini