Partia boshnjake së shpejti do të marrë funksionet e drejtorit të ndërmarrjeve publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” dhe “Të mirat detare”, në bazë të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike të Socialistëve, mëson Pobjeda prej shumë burimeve nga koalicioni qeverisës.

Sipas të njëjti burim, drejtoresha ktuale e ndërmarrjes ”Parqet nacionale” Azra Vukoviq pritet që të ndërrohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë por duke ruajtur një pozitë më të ultë në këtë ndërmarrje. Në këtë pozitë Vukoviq ka ardhur si kuadër i Malit të Zi Pozitiv.

Në krye të ndërmarrjes ”Të mirat detare” aktualisht është Predrag Jellushiq nga radhët e DPS-it ndërsa si kandidati më serioz për ta zevendësuar atë shihet zyrtari i lartë i Partisë boshnjake Sulo Mustafiq.

 

 

 

By admini