
Qyteti i Shasit vizitohet shumë gjatë gjithë vitit por që sigurisht më shumë gjatë sezonit veror. Historia e tij e bujshme por edhe pamja mbresëlënëse ku gjendet janë ato që bënë vizitoret e shumtë ta vizitojnë.
Por një ngjarje aspak të këndshme ka treguar nëpërmes një postimi të tij në FB z. Ilir Taflaj. Ai tregon se gjatë vizitës së tij këto ditë në qytetin e vjetër të Shasit ka parë një makinë duke marrë gurë nga muri rrethues i qytetit të vjetër.
” Ndersa po shkonim te vizitonim Kalanë e Shasit, shoh nje makinë te ngarkuar me gurë nga muri rrethues i qytetit te vjeter!!
Pyeta dhe me thane qe keshtu i marrin gati dhe s kan nevoj ti thyejn!!!”, shkruan z. Taflaj.
Rasti në fjalë nuk do koment.