Organizata Nacionale turistike e Malit te Zi edhe kete vit eshte duke marre pjese dhe duke prezentuar oferten e vet turistike ne bashkepunim me organizatat lokale dhe afaristet ne panairin e Vjenes Ferien messe Wien 2017 qe po mbahet prej 12 deri me 15 janar.

 

Organizata Turistike e Ulqinit per here te trete sipas Plan programit per vitin 2017 merre pjese ne kete panair me te cilin filloi edhe prezantimi dhe kampanja e ofertes turistike neper panaire gjate ketij viti.

Ferien Messe eshte nje nder panairet me te medhenj ne Austri ku per cdo vit e vizitojne 100.000 vizitore dhe shume eksperte nga fusha e turizmit qe vijne te informohen per ofertat turistike si dhe te zgjedhin destinacionin e tyre per pushime. Shume afariste kane mundesine te bejne takime me turoperatere, agjensione dhe medije nga tregu I Austrise. Ky panair mbledh mbi 800 ekspozues nga 70 vende te ndryshme.

Mvaresisht nga interesimi, vizitoret e stendes tone mund te fitojne informata per pushime familjare, per te rinj, per pushime aktive dhe rekreative, manifestime dhe aktivitete zbavitese dhe kulturore etj. Austrijaket kane deshire te udhetojne dhe shumica e tyre shkojne ne pushime kryesore nje here ne vit dhe sipas anketave te organizatoreve preferojne pushimin aktiv (te ecurit, biciklizmin, Kite Surf, kalerimin etj)

 

Nga afaristet tane qe kete vit po prezentojne oferten turistike se bashku me OT jane Riviera e Ulqinit, agjensioni Real Estate dhe Pallata Venezia, si dhe hoteli Continental. Drejtori i OT Mr Fuad Haxhibeti tha se diten e pare vizitueshmeria ka qene shume e madhe dhe ka shume interesim per Ulqinin, dhe deri ne fund te panairit presim nje numer te madh te vizitoreve sepse ne baze te lajmerimeve qe kemi numri i turisteve nga ky vend eshte ne rritje per cdo vit e me teper.

 

Sherbimi i OT Ulqin

By admini