Shkruan Qani  Osmani

Ndarja mes Shiitëve dhe Sunitëve është ndarja më e madhe dhe më vjetër në historinë e Islamit. Anëtarë të dy sekteve kanë bashkë-ekzistuar për shekuj me radhë dhe kanë ndarë shumë besime e praktika rrënjësore. Por ato ndryshojnë në doktrina, rituale, ligje, teologji dhe organizata fetare.

Liderët e tyre gjithashtu janë shpesh në konflikt me njëri-tjetrin. Nga Libani dhe Siria në Irak e Pakistan, shumica e konflikteve të fundit e kanë vënë theksin te ndarja e sekteve, duke i ndarë dy komunitetet në dysh.

 Kush janë sunitët ?

   Pjesa më e madhe e 1,5 miliard muslimanëve në botë janë sunitë-që vlersohen të jenë tek 85 deri 90% të popullatës së përgjithshme të besimit islam. Në lindjen e mesme sunitët përbëjnë 90%  e më shumë të popullsisë së Egjiptit, Jordanisë, dhe Arabisë Saudite.

Sunitët e konsiderojnë veten si degë ortodokse e Islamit. Emri “Sunni” vjen nga fraza “Ahl al-Sunnah”, që do të thotë “njerëz të traditës”. Tradita në këtë rast i reforohet praktikave të bazuara në atë që Profeti Muhamed ka thënë, ka bërë, ka pranuar ose ka dënuar.

Të gjithë muslimanët janë të udhëzuar nga Suneti. Shiitët gjithashtu udhëhiqen nga dituria e pasardhësve të Profetit Muhamed. Jeta sunite është e udhëhequr nga 4 shkolla të mendimit juridik, ku secila prej të cilave përpiqet të zhvillojë praktika të ndryshme të sunetit.

 Kush janë shiitët ?

   Shiitët përbëjnë rreth 10% të të gjithë muslimanëve, dhe globalisht popullsia e tyre në botë është vlerësuar të jetë 160 deri në 200 milion. Muslimanët shiitë konsiderohen të jenë në shumicë në Iran, Bahrein, Azerbajxhan dhe Jemen. Gjithashtu ka komunitete të mëdha shiitësh në Afganistan, Indi, Kuvajt, Liban, Pakistan, Katar, Siri, Turqi, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe.

Në historinë e hershme islamike, shiitët ishin një lëvizje, që fjalë për fjalë do të thotë: “Shiat Ali” ose “ Partia e Aliut”. Ata pretendonin se Aliu ishte pasuesi i ligjshëm i Profetit Muhamed, si lider (imam) i komunitetit musliman.

Aliu u vra në vitin 661, pas një kalifati 5-vjaçar që u rrënua nga lufta civile. Djemve të tij, Hasanit dhe Hysenit, iu mohua ajo që mendohej të ishte e drejta e tyre legjitime për të qëndruar në krye të kalifatit. Hasani besohet të jetë helmuar në vitin 680 nga Muaviyah, kalifi i parë i dinastisë Suni, ndërsa Hyseni u vra në fushën e betejës në vitin 681. Këto ngjarje rritën konceptin shiitë të martirizimit dhe ritualet e pikëllimit.

Sot njihen tre degë kryesore të Islamizmit Shiit-Zaidët, Ismailët, dhe Ithna Asharit (imamët ose Të Dymbëdhjetët). Këto të fundit janë grupi më i madh dhe besojnë se lidershipi, autoriteti shpirtëror dhe udhëzimi hyjnor i Profetit Muhamed i kaluan 12 pasardhësve të tij, duke filluar me Aliun, Hasanin dhe Hysenin. Imami i 12, Muhammad al-Mahdi, thuhet të jetë zhdukur nga një shpellë poshtë një xhamie në vitin 878. Grupi i Të Dymbëdhjetëve besojnë se i ashtuquajturi “imam i pritur” nuk ka vdekur dhe se do të rikthehet për të vendosur drejtësin mbi tokë.

             Cili ka qenë roli i sektarizmit në krizat e fundit  ?

Në vendet që janë qeverisur nga sunitët, shiitët kanë tendencën të përbëjnë pjesët më të varfura të shoqërisë. Ata shpesh e shohin veten si viktima të diskriminimit dhe të shtypjes. Ekstremistët sunitë shpesh i denoncojnë shiitët si heretik të cilët duhet vrarë.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 nisi një axhendë islamike shiite që pritej të ishte një sfidë për regjimet konservatore sunite, veçanarisht në Gjirin Persik. Politika e Teheranit për mbështetjen e milicive shiite dhe partive përtej kufijve të saj u shoqërua me forcimin e lidhjeve të qeverive sunite dhe grupeve të tjera.

 Nga ndryshojnë besimet e tyre  ?

Sektet e muslimanëve shiitë dhe sunitë përbëjnë një spektër të gjërë doktrinash, idesh dhe shkollash mendimi. Degët janë në marrëveshje mbi shumë aspekte të Islamit, por ka mosmarveshje të konsiderueshme brenda tyre.

Shiitët e konsiderojn Aliun dhe liderët që erdhën pas tij si imam. Shumica e tyre besojnë në ekzistencën e 12 imamëve, i fundit i të cilëve besohet të jetë zhdukur në shekullin IX në Irak, pas vdekjes së të atit të tijë.Shiitët e njohin si “Të Dymbëdhjetin” e parashikojnë rikthimin e tij si Mesiah.

Për shkak të rrugëve të ndryshme që dy sektet kanë marrë, sunitët theksojnë fuqinë e zotit në botën materiale, ndonjëherë duke përfshirë edhe sferën publike dhe politike, ndërsa shiitët vlerësojnë martirizimin dhe sakrificën.

Familja mbretërore Saudite, që praktikon ritualet e islamit të njohur si Vehabizëm, kontrollojnë tempujt më të shenjt të Islamit, Mekën dhe Medinën. Karbala, Kufa dhe Naxhaf në Irak shihen si vendet e shenjta të shiitëve. Arabia Saudite dhe Irani janë fuqitë dominuese sunite dhe shiite në Lindjen e Mesme, shpesh marrin krahë të kundërta në konfliktet rajonale.

Ne Jemen, rebelët shiitë të veriut përmbysën një qeveri të dominuar nga sunitët. Në Siri, ku shumica janë sunitë me rreth 70% të popullsisë, ndërsa sekti Shiitë me 30% i Presidentit Bashar al-Assad, që ka dominuar për kohë të gjatë qeverinë, është në pushtet prej një lufte të gjatë e të përgjakshme civile. Në Irak, marrëdhëniet e këqija mes qeverisë shiite dhe komuniteteve sunite kanë qenë të dobishme për fitoret e Shtetit Islamik. Në Siri, trupat Iranianë, luftarët e Hezbollahut dhe milicitë shiite të mbështetura nga Irani kanë ndihmuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët për të thyer dominancën sunite. Nga ana tjetër grupet Xhihadiste sunite, përfshi dhe Shtetin Islamik kanë pasur nën shënjestër shiitët Sirian dhe Irakianë.

 

 


 

 

 

By admini