Beqir SINA _ New York
 
Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve përgjatë periudhës së komunizmit. Shumat që niseshin në SHBA, blerja e diasporës dhe intrigat për përçarjen e disaporës shqiptare në Amerikë
 
NEW YORK : Në bazë të dokumenteve të kohës, thuhet se Hysni Kapo ka qen i pari pushtetar i asaj kohe shqiptar që shkeli në Nju Jork. Asokohe, ai ishte Ministër i Bujqësisë, por asnjeri nuk e di përse u caktua ai të vijë në Nju Jork, dhe me kë është takuar, a është shoqëruar ai nga ambasadori BRSSS dhe ai i Ish Jugosllavisë në Nju Jork….me këtë rast kujtojm se Hazbiu ka qenë edhe ambasador në Beograd. 
Në numërin 94, të gazetës më të vjetër dhe më njohura në bashkësinë shqiptare, në SHBA, gazeta “Dielli” ka një titull ku shkruhet se : “Dy dokumente që flasin vetë” Qeveria komuniste shqiptare i ka kushtuar rëndësi të madhe përçarjes së Diasporës”. 
Aty sipas dokumentave shifet qart se si Tirana, e athershme duke punuar me elementet e saj të futura në mesin e mërgatës, shqiptare, “dërgata” ka ndarë shuma të mëdha parash në Amerikë,për atë kohë nëpërmjet njerëzve të saj, në Amerikë, të cilët kanë punuar dhe ruajnë ende lidhjet e tyre, në skemën e Sigurimit të Shtetit dhe strukturat e sipunazhit, në ministrinë e Jashtme.
 
Njerëzit e tyre me finacimin e pakursyer të ish qeverisë së athershme, në Nju Jork, zonën e Tri-Shtetshit, Detroit, Chicago, Toronto – Kanada, e tjera qytete, ku ishin te vendosur më së shumti shqiptarët, e arratisur ose emigruar  u bënë njerëzit më të pasur në Amerikë. 
Gjë që sot na shfaqet me forma të ndryshme mes njerëzve dhe disa organizatave shqiptare, ku disa prej tyre që kanë qëndruar të fshehur, sot duket se ja kanë edhe si një borxh ish-padronëve Sigurimit të Shtetit, UDB-së, Asfalisë, e etj. 
Të gjitha dokumentat tregojnë se familja Kapo, dhe adhuruesit e flakët të Enver Hoxhës, përfshirë edhe shqiptar nga Kosova, e viset shqiptare, kan luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këto struktura, duke bashkëpunuar me “diplomatët” e asaj kohe. 
Familja Kapo në Amerikë, ka qen e pajisur me nënshtetësinë amerikane, dhe ka pasur një lidhje të madhe me disa nga biznesmenët shqiptaro – amerikanë, të cilat ruhen të pastra edhe sot, me disa pushtetar në Tiranë, me investime miljona dollarshe në Nju Jork, Detroit, Chicago, Florida, Kaliforni dhe Teksas. 
Madje ka edhe nga ata njerëzit e tyre, të paguar si trashgimtarë të spiunazhit, bisnesmenë shqiptarë në Amerikë, që aderojnë në organizata që kanë marrë në duar çështjen kombëtare. Njëri prej tyre siç është, edhe familja Nashe (Nasse) drejtonte sa ishte në aktivitet dega e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan dhe mik familje i familjes Kapo, si dhe familja Kosmo ( Marko Kosmo miku më i afërt i Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit Ministër i Jashtëm që ideuan dhe organizuan së bashku Samitin e Diasporës më 18 nëntor 2016). 
Shikoni këtë dokument të botuara në gazetën Dielli:
Republika Popullore Shqiptare
V.F L.P
Ministrija e P. të Jashtme
Tiranë, 7.9.1947
N. 353 – 19 Res. Pers
PRO – MEMORIE : Shokut Theodhor Heba,
Nga informata e sigurta që kemi, na rezulton se ndër Shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë simpathizuar lëvzjen t’onë nacional – çlirimtare, po shtohet një ftohtësi ndaj Pushtetit Popullor, dhe është frikë që kjo ftohtësi me kohë të marrë proporcione të gjëra. Kollonia e Amerikës, është më e madhia dhe më e organizuara dhe pra interesi i ynë e kërkon që ata t’a mbajmë me anën t’onë, me çdo kusht. Prandaj ti do t’i kushtosh një kujdes të veçantë kësaj pike dhe do të bëç ç’mos që shqiptarët e atjeshëm të mbeten gjithnjë simpathizonjës të Republikës Popullore dhe udhëheqësve të saja. Ki parasysh se në Amerikë ka edhe disa raksionarë që, me propogandën e tyre, po mundohen t’a ushqejnë dhe t’a shtojnë ftotësinnë rradhët e Shqiptarëve ndaj nesh. Mundoju që t’i demaskosh me mënyrat e zakonëshme dhe kujdesu veçanërishtë që midis dy grupeve,” Vatrës” dhe “Shqipëria e Lirë”, të sjellësh armoni e bashkim, mbasi përçarja e tyre është në dëm t’one dhe në përfitim të reaksionit
Do të marrç kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të jeç në lidhje të vazhdueshme me krerët e Shoqërisë “Vatra” dhe Organizatës “Shqipëria e Lirë,” me konsiderata të njëllojta, për të mos dhënë shkak zëmërimi. Po fshehurazi besimin duhet t’a mbështetësh vetëm ndër krerët e ” Shqipërisë së Lirë, të cilët janë të lidhur ngushtë me ne dhe kanë pranuar të japin përkrahjen etyre popopgandistike pa-rezervë. Njërëzeve, të “Vatrës, do t’u bëç nderime dhe do t’u shpreshësh përgëzimet e Pushtetit, po nuk duhet të jesh kurrë i sigurt në vazhdimin e përkrahjen etyre. “Vatra” dhe “Dielli” kanë një histori dhe të kaluar të shkëlqyer dhe lidhen tepër ngushtë me traditat kombëtare. Prandaj është zor që ato të vazhdojnë të përkrahin rregjimin t’onë, tek i cili çmojnë luftëën e çlirimit, por nuk pranojnë ideologjinë dhe sistemet e tij.
Shokut Dr. John T. Nasse do t’i dorzosh të hollat dhe do t’ rrefesh, vetëm sa për të marrë njoftimin të përmbajtjes së saja, letrën që i drejtohet atij dhe që i bashkëngjitet kësaj Promemorie.
P. Ministri i P. të Jashtme
(Hysni Kapo d.v)
REPUBLIKA POPULLORE SHQIPTARE V.F L. P Ministrija e P. të Jashtme Tiranë, 7.9.1947 Nr. 354-19 Res . Pres.
Ju çfaqim edhe një herë përgëzime t’ona për vijën politike që vazhdoni të ndiqni besnikërisht ndaj Republikës Popullore Shqipëtare ashtu dhe për fushatën propogandistike që po zhvillon fletorja “Liria” kundra reaksionarve fashistë dhe kundër iperializmit oksidental. Me shokun Heba po ju dërgojmë përsëri një shumë prej 5’000(pësëmijë) dollarësh, të cilat ju vihen në dispozicion për t’i përdorur si t’a shihni ju vetë. Më vonë do t’ju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore. 
p. Minstri i P. të Jashtme 
Seria e letrave zyrtare me Qeverinë Komuniste për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë vitit 1946, na bën me dije për shqetësimin e madh të Nolit për Atdheun. Në fund të atij viti, ndihet zëmërimi i tij ndaj sjelljes së delegatëve që dërgonte E. Hoxha për bisedime me porosi të rrepta. Pas kritikave dhe lajmeve të hidhura që arrinin nga Shqipëria, më 1947 “bekimet” e marrëdhëniet diplomatike të Nolit kanë marr fund. Vatra patriotike do të cilësohej:“organizatë reaksionre që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë Amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote u largua prej saj dhe krijoi organizatën “Shqpëria e Lirë.”(?!) Pra, një shtrëmbërim ky, kur dihet se kjo organizatë, u krijua me nxitjen e ndihmën e qeverisë komuniste. si kundërshtare e Vatrës Një dokument domethënës, botuar në gazetën Dielli, janar-mars 2003, flet qartë për sa u tha më lart:
RPSH
Ministia e P. të Jashtme V.F.L.P.
N. 353-19 Res. Pers. Tiranë 1947
Promemorie
Shokut Thedhor Heba

 

By admini