Nga Beqir SINA

Çdo ditë, dëgjojmë zërin e viktimave që na bëjn thirrje për ndaljen e luftës, kërkojnë vetëm drejtësi, për ti gjykuar krimet e tyre, dhe përgjegjësitë, dhe, të jetojnë edhe ata, të mbijeturit, në liri dhe paqe…..

OKB : Mbas asaj që ndodhi vitin e kaluar  – në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, ku debatohej mbi situatën në Siri, ka ndodhur një konfrontim verbal mes Ambasadori rus, Vitali Churkin, dhe përfaqësueses amerikane, Ambasdores Samantha Power.

Përfaqësuesesja amerikane, Ambasdoria Samantha Power, e cila është në largim, ngaqë, ajo konsiderohet si zgjedhje politike , e adminstratës Obama, duke se këtë e ka pasur paraqitjen e fundit në Kombet e  Bashkuara, para se të zvendësohet me diplomaten e karjerës Nikki Haleyu, e cila është emëruar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, për të shërbyer si ambasadore e SHBA, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Dje, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, thuhet se e akuzoi drejtpërdrejtë presidentin sirian Bashar Assad, dhe aleatët e tij rusë dhe iranianë, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm, të Këshillit të Sigurimit të OKB-, me një adresim të ashpër.

“Për regjimin e Assad, Rusinë dhe Iranin, forcat tuaja janë duke i kryer këto krime. Bombat tuaja, mortajat dhe sulmet ajrore kanë mundësuar milicinë në Aleppo, që të rrethohen dhjetëra mijëra civilë në një lak shtrëngues,” citohet të ketë thënë Ambasdorja Power.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se u thirr pas raporteve se forcat pro-qeveritare siriane, në prag të rimarrjes së plotës të qytetit Aleppo, nga luftëtarët e opozitës, pas një muaji të bombardimeve intensive dhe një ofensive të egër, kishin ekzekutuar dhjetëra civilë, derisa ata po zhvendoseshin në zonat e kontrolluara nga rebelët të hënën.

“A ka diçka që mund t’ju bëjë vërtetë me turp?” ka thën Power duke ju drejtuar disa anëtarve të KS. A nuk është ndonjë akt i barbarisë ndaj civilëve, ekzekutimi i një fëmije, që ju rrënqethë? A ka ndonjë gjë, që ju nuk do të gënjeni apo justifikoni?”, pyeti ajo.

“Kujtoni rezultatet e vendit tuaj përpara se të filloni të thoni mendimin nga pozita e moralit apo çdo lloj tjetër të superioritetit. Historia dhe Zoti do të na gjykojë se kush është fajtor për dhe për çka”, është përgjigjur ambasadori rus Churkin, raportoin agjensit e lajmeve, shkruan shtypi shqiptar

Vitin e kaluar Ambasadorja Power, kishte bër mbrojtjen elokuente dhe të ndërgjegjshëme, sipas SHBA, ndaj integritetit të Argjentinës dhe pavarësisë së Gjykatës Ndërkombëtare Penale në përgjigje të dështimit të Këshillit të Sigurimit për t’iu përgjigur Rusisë e Kinës, për Sirinë në GJNP – ICC.

Ambasadoria e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, u komentua gjatë siç dimë, rreth nji vit më parë, kur SHBA-ja, ndryshoi politikën e saj drejt një referimi tjetër, të Sirisë në ICC.

Ky debat në OKB, nga SHBA, thuhet se hapi rrugën për një zgjidhje optimale – shkruajti shtypi amerikan, duke cekur se SHBA, kishin hartuar edhe një paln të ri, që të shtrohej sa më parë në Këshillin e Sigurimit.

Megjithse, sipas analsitëve ishte e “parashikueshme” se, Rusia dhe Kina, do të vedosnin veton në  planin e SHBA, për ndalimin e luftës në Siri.

“E parashikueshme”, thanë analistët e këtyre çështjeve nga OKB-ja, në Nju Jork, :“ Jo sepse vëzhguesit e Gjykatës Ndërkombëtare, dhe Këshillit të Sigurimit, nuk e dinin se do të ndodhëte, ashtu, me veton Ruse dhe Kinës, por për shkak se Rusia, në veçanti, ka qenë në vazhdimësi prej se kur ka filluar “gjakëderdhja” në Siri, e qartë se ajo sa herë të votohet në KS, “Rusia, do të vërë veton ndaj çdo referimi ndaj Sirisë”.

Megjithatë, thanë ata askush nuk e dinte pse SHBA, e kishte bërë një ndryshim të tillë dramatik në politikën e saj – drejt edhe një ndërhyrje ushtarake në Siri, për të ndaluar luftën.

Por, u tha se në prag të kërkesës së “dështuar” në votim në KS, ambasadorja e SHBA në OKB, Samantha Power, shpjegoi para anëtarve të KS, qëndrimin e Uashingtonit, duke e drejtuar “gishtin” drejtëpërdrejt nga Ambasadori i Federatës Ruse në OKB, Vitali Churkin.

Në të cilin thuhej : ”Sot, është dita që dikush duhet të përgjigjet dhe mbaj përgjegjësit rreth krimeve në Siri, krimet vdekjeprurëse, që kanë pak ose aspak të barabarta në historinë moderne, të botës që jetomë të gjithë sot. Mbase, tani është për të folur me përgjegjësi dhe ndërgjegje njerëzore për Sirinë. Por, është gjithashtu edhe në lidhje me përgjegjësitë, që ka për këtë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkauara”.

Ajo ka thënë se ; “Sot, është, përgjegjësia e këtij Këshillit të Sigurimit, pra e të gjithve,  për të ndaluar mizoritë në qoftë se ne mundemi ta bëjmë këtë, duhet ta bëjmë, pikërisht tani sa nuk është vonë, pa na gjykuar nesër historia. Dhe, të paktën – për të siguruar popullin sirian që autorët e krimeve, do të mbajn përgjegjësi për këto krime. “

Ambasadorja Power ka dekalruar se SHBA,  ishin të shqetësuar jashtëzakonisht, abdaj Administrata Amerikane ka për të kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, dënimin e krimeve në Siri, dhe nxjerrjen e përgjegjësive për të bërë progres sot, në atë që po ndodh në Aleppo.

“Qeveria ime, pati thënë ambasadorja Power, përshëndeti e para shumicën e anëtarëve të Këshilli të Sigurimit, që votuan për të mbështetur – dhe 64 vendet anëtare të OKB-së, që i u bashkuan në bashkë-sponsorizimin e rezolutave të përbashkëta – në këtë përpjekje për t’iu referuar këtyre krimeve në Siri, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare ICC”.

Por, do të theksonte Ambasadorja Power, “mjerisht, për shkak të vendimit të Federatës Ruse, për të mbështetur regjimin sirian pa marrë parasysh atë që ndodhte me popullin sirian, krimet ndaj popullit sirian, KS, nuk ka pasur mundësinë të shohi dritën e drejtësisë sot. Dhe , ata që e venë veton sot, megjithse e shohin krimin, nuk japin votë për gjykimin dhe dënimin e krimit…..ndaljen e krimit dhe përgjegjësitë e këtyre krimeve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare ICC”.

… Në të kaluarën, kur krimet e jashtëzakonshme janë kryer, Gjykata Ndërkombëtare Penale, ka qenë në gjendje për të vepruar dhe gjykuar ndërkomtarisht, në disa shtetet ku ka pasur konflikte dhe krime ç’njerëzore.

Mirëpo, tani, Rusia, e deri diku Kina, luajnë me dy standarte me GJNP – ICC. Sepse, ishte po kjo gjykatë, ajo që mori në gjykim njerëzit përgjegjës, për krimet në Ugandë, Darfur, Libia, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë, Mali, Kenia, dhe më e fundit ka qenë Kosova, por kur vjen rasti si ky me popullin sirian , Rusia e Kina vendosin veton – nuk e pranojnë.

Dhe vetëm Pse? sepse duhet që Gjykata Ndërkombëtare Penale të ndjek ndërkombëtarisht, dhe të kërkojë me të drejt, llogaridhënie për krimet si në Afrikë, e kudo në botë edhe në Siri, ku tmerret mbi krimet – vrasjet deri të fëmijve – grave dhe pleqve, janë nga më barbaret të kohës sonë, dhe janë duke u kryer edhe sot në Aleppo.

Mirëpo, kur mbarë në ndërgjegjen e botës, është duke u ngritur zeri  për ta ndalur luftën dhe dhënë fund gjakëderdhjes, duke e kërkuar edhe nga Këshilli i Sigurimit, sot kemi marrë vetëm një përgjigje, atë të Federatës Ruse, dhe Kinës: vetos ruse dhe kineze”.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Samantha Power, me të drejt ka shtruar pytjen se :” Të veprojmë së bashku sot, se neser do të jet vonë. Fëmijët tanë, nipërit e mbesat tanë, do të na pyesin se si ne mund të kemi dështuar, për të ndalur vrasjet, dhe për të sjellë drejtësi për të gjithë njerëzit, njësojë, që ata të mos jetojnë ca në ferr, dhe ca në tokë …”

Nevoja për përgjegjshmëri në Siri, është nevojë për të ndalur luftën – gjakëderdhjen, vrasjen e atyre mijëra fëmijëve dhe qindra mijërave viktimave të pafajshëm( rreth 300 mijë, thuhet se ka shkuar numëri viktimave nga popullsia civile siriane) .

A nuk e shohin se viktimat dhe të mbijetuarit janë duke u lutur për ndërhyrje të botës, dhe ndaljen e vrasjeve, dhe janë duke bër çdo ditë thirrje për drejtësi.

Megjithse, Komuniteti Ndërkombëtar, thuhet se ka mbështetur përpjekjet ad hoc, të Këshillit të Sigurimit, për të mbledhur prova, për të mbledhur faktet dhe regjistruar dëshmit, ata përsëri, kan dështuar, sepse, ata kan marrë vetëm një përgjigje të Federatës Ruse, dhe Kinës: veton ruse dhe kineze”.

Viktimat të makinës ushtarake të regjimit të Assad-it, me mbështejen dhe mbrojtjen e Rusisë : “Janë vrasje dhe viktima të sulmeve terroriste, si ato që po shikojmë sot në Aleppo, të cilat meritojnë më shumë se kaq, pra dënimin e krimeve për të ndalur dorën e vrsajeve deri të fëmijëve, grave dhe pleqve”.

Ata meritojnë të kenë mbrojtjen se secilit prej nesh, ashtu si edhe u është drejtuar Ambasadorja e SHBA, Samantha Power, anëtarëve të Këshilli të Sigurimit.

Andaj, Këshilli i Sigurimit, duhet të mbaj sot përgjegjësit e tij për dështimet e saj në Siri, dhe atë çfarë po ndodh në Aleppo.

Së fundi, një diçka e mirë, jo vetëm për Sirinë, e popullin e saj, do të ishte që të gjitha shtetet, e fuqishme, dhe që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit, të jenë më të sinqertë në lidhje me politikat e tyre, me të gjithë popujt e pafajshëm kudo në botë, të cilët kan vuajtur shumë nga luftrat e përgjakshme, si Ballkani disa vite më parë.

Lojërat politike të Rusisë, sot në aspektin ndërkombëtar, mendojë se jo vetëm që janë rrezik për gjithë botën, përfshirë edhe rajonin tonë Ballkanin, por ato janë në dëm të popujve liridashës dhe paqedashës, janë të panevojshme, kundër-produktive dhe madje edhe fyese, për mbarë njerzimin vetë botën që i shikon për ditë këto krime.

Koha ka treguar, se kur ato nuk ndalen dhe ndërhyhet në kohë, ka më shumë krime dhe vrasje – ka më shumë gjakëderdhje, deri sa shikojmë të vriten, e maskrohen edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë, ndërsa dëgjojmë çdo ditë zërin e viktimave që na bëjn thirrje për ndaljen e luftës, kërkojnë vetëm drejtësi, për ti gjykuar krimet e tyre, dhe përgjegjësitë, dhe, të jetojnë edhe ata, të mbijeturit, në liri dhe paqe…..

By admini