Birra-niksiqSituata aktuale ekonomike në vend dhe rajon ka ndikuar në rënie të fuqisë blerëse të popullsisë dhe negativisht ka prekur edhe industrinë e pijeve në Mal të Zi, por Birraria Trebjesa ka vazhduar trendin e afarizmit pozitiv dhe fitimprurës, kështu thuhet në një kumtesë të kësaj ndërmarrjeje.

Menaxheri i kësaj kompanie Natalija Miliq për agjencionin e lajmeve Mina tregon se kjo kompani eksporton shumë në vende të rajoni ku veçon sidomos Shqipërinë dhe Kosovën.
“Më së shumti eksportojmë në vendet e rajonit, veçanërisht tregjet në rritje për produktet tona janë tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën tani eksportojnë më së shumti”, tha Miliq.

Birrat e vendeve respektive shqiptare, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, është shumë vështirë që të gjenden raftet e shitoreve në Mal të Zi.

By admini