Genci-nimanbeguNuk do habitesha kurrësesi se, deklaratat politike në kohë fushate do të hidhnin baltë mbi punën dhe dinjitetin tonë. Por, që individë të caktuar të lajthisin në këto përmasa, siç ishte deklarata e fundit e z. Elezagić në Konventën Zgjedhore të SDP-së, ku ky i fundit shprehet kinse se i dashka shqiptarët më shumë se ne, këtë mund ta besonte veç ndonjë fëmijë 6 vjeçar, kështu shprehet deputeti dhe kandidati për deputet i Forcës Genci Nimanbegu në një reagim të tij ndaj Skender Elezagiqit, zyrtar i SDP-së.

Të dashur bashkëkombas dhe qytetarë të Ulqinit, shikoni se në ç’derexhe ka përfunduar SDP-ja, një Parti që ndenji në pushtet për 18 vite me DPS. Një Parti satelit, që u shndërrua në “parazitë”. Një Parti parazite e cila do të përkrahte të gjitha krimet që i’u bënë qytetareve të Malit te Zi, e veçanërisht shqiptarëve, ku u mundësua lënia pas dore e territoreve ku ata jetojnë e punojnë. Një Parti me interesa antikombëtare, që për interesa personale, pronën tonë të shenjt të Valdanosit, tentoi të na e rrëmbente për t’ia dhënë kompanisë fiktive CUBUS LUX. Një Parti që edhe tani që është në gramat e fundit të ekzistencës së saj politike, mendon veç për përçarje e asimilim të shqiptarëve, vazhdon Nimanbegu.

E vërteta është se SDP-në e tmerron fakti se shqiptarët janë të vendosur për të votuar vetëm SHQIP, sepse ata e dinë mirë se, Partitë malazeze nuk mund të mbrojnë interesat e shqiptarëve, përfundon Nimanbegu.

By admini