Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 16 tetor të këtij viti. Ethet e votave kanë filluar ti kaplojnë krerët më të lartë të partive dhe koalicioneve që do të garojnë në këto zgjedhje.
Por një intervistë interesante ka dhënë për TVT i pari i DPS-it për Ulqin Loro Nrekiqi. Ai, duke u bazuar në të dhënat sipas sondazheve që ai i disponon, tregon se DPS-i do të jetë mirë si në nivelin lokal në Ulqin ashtu edhe në nivelin republikan.
Kështu sipas Nrekiqit, në Ulqin DPS-i do të marrë rreth 2900 vota.
Sa i përket subjekteve shqiptare Nrekiqi tregon se koalicioni Forca – UDSH – ASH do të marrë 4300 vota ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të marrë 2600 vota.
Nrekiqi ka numrat edhe për niveli republikan. Kështu partia të cilës ai i takon DPS do të fitojë rreth 43% to votave. Poashtu Nrekiq ka përqindjen edhe për koalicionin KLJUÇ i cili mund të shkojë nga 18 deri në 20%.
Të shohim se si do të jenë këto numra pas zgjedhjeve dhe sa sa do të jenë të saktë.
DPS rrallë gabon sa i përket zgjedhjeve.