Viti 2014 numëron orët e fundit të tij. Koha ideale për secilin nga neve që të ulet dhe për pak momente të kujtoj momentet, ditët , javet apo edhe muajët e rëndësishëm që kanë lënë gjurmë në jeten e secilit nga neve. Shpresojmë që të kenë qenë të panumërta dhe të ju kenë mbushur me gëzime.
Faqja informative në gjuhën shqipe Ulqini Online ka pasur një vit të ngjeshur, plot dinamikë, plot ngjarje të cilët i kemi përjetuar dhe kaluar të gjithë së bashku. Jemi rritur së bashku me juve. Tani përveç që jemi rritur jemi edhe shume dhe kurba vazhdon ngjitjen e saj. Jeni shumë ju që çdo ditë na ndihmoni, jeni shumë ju që na ndiqni por jeni shumë edhe ju që jeni aktiv në rrjetet sociale duke përcjellur mesazhe falenderimi por edhe vërejtjeje. Të gjithëve faleminderit dhe GËZUAR 2015!
Na lejoni që përveç falenderimit për të gjithë juve të shprehim mirënjohje të thellë për intelektualet e mirëfilltë, gazetaret e sinqertë dhe bashkëpunëtoret tonë të palodhur që kanë zgjedhur faqen Ulqini Online për të raportuar, publikuar shkrimet e tyre, shprehur opinionet, pasqyruar kronikat, botuar intervistat dhe shumëçka të dobishme për lexuesit tanë. Na keni pasuruar dhe na bëni krenar.
Nuk mund të rrimë dhe të mos i falenderojmë publikisht. Falenderim dhe mirënjohje për gazetarin e palodhur të diasporës sonë z. Beqir Sina, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin Gjekë Gjonaj, falenderim dhe mirënjohje për ish deputetin dhe aktivistin e palodhur të diasporë sonë z. Xheladin Zeneli, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin nga radhët e diasporës sonë z. Frank Shkreli, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin z. Ali Salaj, falenderim dhe mirënjohje për Dr. Nail Draga, falenderim dhe mirënjohje për profesorin dhe punëtorin turistik z. Ismet Karamanaga, falenderim dhe mirënjohje për z. Ali Gjeçbritaj, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin z. Esat Mehmeti, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin z. Ismet Kallaba, falenderim dhe mirënjohje për mjekun Argëzon Sulejmani, falenderim dhe mirënjohje për veprimtarin shqiptar në Amerikë Uk Lushi, falenderim dhe mirënjohje për opinionistin z. Muhamet Nika, falenderim dhe mirënjohje për politikologun z. Albinot Maloku, falenderim dhe mirënjohje për aktivistin në ShBA z. Haxhi Zeneli, falenderim dhe mirënjohje për gazetarin z. Ali Cenaj, falenderim dhe mirënjohje për z. Sabri Salaj, falenderim dhe mirënjohje për z. Tahir Tahiri, falenderim dhe mirënjohje për z. Musa Pali.
Sinqerisht, faleminderit dhe çdo të mirë në Vitin e Ri 2015.
GËZUAR!