Në postën elektronike të Ulqini Online kanë mberritur urimet e para për vitin e ri 2015 nga subjektet e ndryshme. Më poshtë mund të lexoni të gjithë urimet në renditjen se si kanë mbërritur.
GËZUAR nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi
Urimi për Vitin e Ri
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju uron të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri 2015.
Uroj që viti 2015, të jetë vit i begatë, me plot dashuri , harmoni, paqe dhe zhvillim, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Gëzuar !
Kyetari,
Genci Nimanbegu
GËZUAR nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi
URIM PËR VITIN E RI 2015
Qytetare dhe qytetarë,
Të nderuara anëtare e anëtarë dhe përkrahës të LD në MZ,
Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e VITIT TË RI 2015, më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij, si edhe bashkëatdhetarëve në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.
Le t’u sjellë KY VIT I RI shëndet, begati, mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.
Gjithmonë, çdo ditë e çdo natë e pritshi me gëzime.
Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.
Gëzuar dhe U R I M E!
Mdehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ
GËZUAR nga Frank Shkreli (Shënim: Urimi i z. Shkreli është drejtuar për portalin Ulqini Online, por duke parë mesazhet e bukura dhe interesante në urim vendosem që ta publikojmë. Mirëkuptim z. Shkreli)
Të nderuar drejtues të portalit ULQINI Online. Ja, pra një vit po mbyllet dhe fillon një tjetër, i ri. “E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka arritur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë”, ka thënë Nënë Tereza. Ndërsa Albert Einstein-i na këshillon me rastin e ndërrimit të motmoteve, që të “Mësojmë nga e djeshmja, të jetojmë për të sotmen dhe të shpresojmë për të nesërmen.”
Këshilla të mira këto për të gjithë ne, ndërsa mbyllin vitin e vjetër dhe fillojmë Vitin e Ri. Me këtë rast ty dhe familjes tënde të ngushtë, me gojë plot u uroj “Gëzuar Vitin e Ri”. Qoftë ky një vit i bekuar për të gjithë ju dhe dëshiroj që gjatë Vitit 2015 të gëzoni , mbi të gjitha, jetën dhe shëndetin, por edhe të kini paqë, lumturi dhe begati gjatë vitit të ardhëshëm, duke mësuar nga e djeshmja, por edhe duke shpresuar për të ardhmen, me plot guxim dhe pritje të reja, për të gjithë ju, dhe për gjithmonë.
U dëshiroj përzemërsisht,
Frank Shkreli
GËZUAR 2015 NGA FONDACIONI PLAVË GUCI
FJALË PËRSHENDETJE NË PRAG TË FESTAVE TË FUNDVITIT
Të nderuar miq, antarë, idhtarë dhe përkrahës të Fondacionit Plavë-Guci,
Viti 2014 ishte një vit ku Ne sëbashku me Ju arritëm të fuqizojmë shoqatën Tuaj dhe Tonën.
Ne, të çmuar miq, jemi së bashku me Ju në një mision fisnik dhe bujar, që me punë vullnetare që bajmë mundohemi t’i gjindemi pranë Atdheut, Vendlindjes dhe Diasporës tonë të fuqishme.
Themi e fuqishme pasi e dijmë dhe krenohemi me Ju dhe me atdhedashurinë që ju të çmuar bashkëkombas keni për Vendlindjen, por edhe për ata të rinj të lindur në gurbet që e duan e çmojnë vendin e origjinës së tyre.
Ju shpesh të respektuar miq me siguri që pyesni se cili është misioni i juaj në Fondacionin Plavë-Guci dhe ku kemi arritur gjer më tani.
Misioni ynë, të çmuar bashkëkombas, është dhe do të jetë me pikësynim e përkushtim që të jemi sa më të bashkuar, pa anime politike, duke respektuar preferencat dhe dëshirat individuale të çdo njërit.
Ne do të mundohemi që me potencialin që kemi në vazhdimësi të përkrahim rastet dhe nevojat e karakterit humanitar dhe mbi të gjitha Ne jemi Këtu dhe Preambul të aktivitetit tonë e kemi aspektin kombëtar.
Synimi ynë për periudhën që do të vijë është të punojmë për blerjen e një Qëndre Kulturore të Plavë-Gucisë në New York. Ne mendojmë se me shtimin e numrit të antarëve të rregulltë ky mision është shumë më i lehtë e më i realizueshëm me një numër solid të antarëve do të kemi mundësinë që jo vetëm të merremi me rastet humanitare, por edhe të përkrahim dhe të financojmë projekte të ndryshme infrastrukturore në Vendlindje.
Ne, gjatë vitit që po lëmë pas kemi ruajtur perafersisht numrin e antarve që patem në tri vitet e fundit. Deri më sot kemi arritë në 128 antarë të rregullt. Kur themi të rregulltë fjala është për 128 antarë që e kanë paguar antarësinë vjetore në vlerë të $ 120 në vit për kryefamiljarë dhe $ 60 për krahë-pune në familje.
Ne jemi të vetëdijshëm se ky numër nuk është i mjaftueshëm duke e llogaritë Diasporën që Ne, plavë-guciasit, e këmi, por i tërë ky mision është vullnetar dhe antarësimi është i tillë. Ne pretendojmë që me vetdijësimin e bashkëkombasve do të arrijmë së shpejti që të shtojmë dukshëm numrin e antarve të rregullt.
Gjatë vitit që po e lëmë pas, Fondacioni Plavë-Guci sëbashku me shoqatat shqiptare me origjin nga trevat shqiptare nën Malin e Zi bashkërenduan shumë aktivitete të sukseseshme si Demonstraten e 8 Prillit 2014 ne Washington DC dhe Konferencen Nderkombetare që u mbajt 1 Nëntor 2014, dhe nën patronatin Oakland University, ishte kjo një Konferenc e organizuar për here të parë në këtë nivel të lart shkencor e udhëhequr nga Dr.prof. Shenasi dhe Dr. prof. Viktor Ivezaj.
Po ashtu me 2 Nëntor 2014 në Detroit nënshkruam Marrveshjen e Bashkëpunimit në mes të 9 shoqatve tona.
Gjatë vitit që po e përcjellim, përveç aktiviteteve të shumëllojshme Ne përkrahëm dhe muarëm pjesë në konferenca e tribuna të rëndësishme këtu në komunitetin tonë në SHBA.
Po kështu organizuam, dy piknike të suksesshme dhe organizuam Mbrëmjen e Flamurit,
Të nderuar antarë dhe miq të Fondacionit tonë të Plavë-Gucisë URIME për Festat e Fundvitit dhe iu dëshirojmë çdo të mirë në familjet tuaja.
Esad GJONBALAJ
Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798
http://www.fondiplaveguci.com/agjenda.html
GËZUAR NGA LËVIZJA QYTETARE SHQIPTARE PËR INTEGRIME
Gëzuar të gjithëve Viti I Ri. Ju dëshirojmë shumë fat, harmoni, dashuri e rrespekt ku do që gjendeni. Urojmë mbarësi për këtë vit, në të gjitha sferat jetësore, për të gjithë Ju. Shpresojmë që edhe më shumë ky vit të na drejtojë drejt përparimit, suksesit, ndërgjegjes dhe përgjegjshmërisë së përgjithshme për të mirën e të ardhmes sonë.
Gëzuar, Gëzuar Viti i Ri 2015
Kryetar,
Dr. Isat Jakupi