Të stunen, me 27.12.2014 në moshen 69 vjeçare ndroi jetë z. Osman Cungu njëri, nga ajo plejadë e artë të turizmit tonë të viteve 70 – 90 të shekullit të kaluar.
Osmani ka ndjekë shkollën e turizmit ne Opati të Kroacisë, ku edhe është bërë specialist në lëmin e tij, dhe pa dyshim ka qenë njëri ndër punëtorët më të mirë të turizmit tonë të artë, të sherkullit të kaluar. Në hotelin “Albatros” ka lënë gjurmë të pashlyer.
Osmani ka qenë i qetë dhe i mirë, siç thotë populli ynë, gjithmonë elegant i veshur dhe i qeshur, dhe pa dyshim një ndër figurat më markante të turizmit tonë. Gjeneratat të shumta të cilët ende punojnë në hotelin “Albatros”, dhe të cilët kanë mësuar prej Osmanit, nuk e kanë harruar kurrë.
Osman Cungu ka qenë dhe ka me mbetë në kujtesën e atyre të cilët kanë punuar me te, si një sinonim, si një shembull se si duhet të jetë një punëtor i turizmit.
/Shkruar nga Ismet Karamanaga FB/
past rahmet ishla i i shala i flen shpirti na xhenet ka shum i mir pershendes familen e ti sidomas lapin kjoshi vet