Mosmarrëveshje brenda Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi, vazhdojnë. Para dy diteve Tri Degët e Lidhjes Demokratike, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës kishin dalur me një kumtesë për opinion me anë së cilës njoftonin për aktivitetin e mbajtur rreth shënimit të 26 vjetorit të këtij subjekti por edhe një ftesë që të ju bashkangjiten listës së tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në Mal të Zi. Ata në këtë kunmtesë akuzonin edhe kryetarin e LD në MZ Mehmet Bardhin.
Rreth kësaj por edhe shumë të tjerave ka reaguar sot kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.
KUMTESË PËR OPINION
Informojmë anëtarët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe opinionin e gjerë se pas shpalljes së Zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi më 11 korrik 2016 nga kryetari z. F. Vujanoviq, për datën 16 tetor 2016, kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi dhe sekretari zotëri Saubih Mehmeti, në koordinim me nënkryetarin Muharrem Hardollin, udhëheqësia më e lartë e LD në MZ, vazhdoi dhe intensifikoi takimet dhe konsultimet në vazhdueshmëri me anëtarët e kryesive të degëve dhe të Kryesisë së LD në MZ, me qëllim të konsolidimit dhe të forcimit të radhëve të LD në MZ-së, luhatjet dhe divergjencat – plasaritjet e ndarjet që u paraqitën haptazi para zgjedhjeve parlamentare të datës 14 tetor 2012 e sidomos pas tyre, kur në kundërshtim me vendimet e organeve të Partisë, të Kryesisë së LD në MZ ( të mbajtur në Tuz më 9.9. 2012 dhe 15.9.2012), udhëheqësitë e dy degëve: ajo e Malësisë (kryetar Nikollë Camaj) dhe e Plavë-Gucisë (ushtrues detyrës së kryetarit z. Gani Kukaj) nuk zbatuan vendimet e organeve të Partisë, haptas duke mos organizuar fushatën zgjedhore në territorin e komunës përkatëse, mospjesëmarrjen në tubimet promovuese, përfaqësimin e Listës Zgjedhore në media (radio, TV etj), madje në mënyrë klandestine bënë pakt parazgjedhor me subjektin politik Forcën, rasti në Degën e Plavë-Gucisë, po në mënyrë të tërthortë (reflektim) edhe në Degën e Malësisë.
Në bazë të Statutit e vendimeve të organeve të Partisë, udhëheqësit e këtyre dy degëve praktikisht ishin jashtë suazave të LD në MZ-së!?
Udhëheqja e LD në MZ-së, kryetari M.Bardhi, për hir të faktit se trupi zgjedhor shqiptar, sot në Malin e Zi ishte dhe është më i shpërndarë se kurrë dhe dita ditës po përçahej edhe më, bëri përpjekje që të mos ligjësojë largimin e tyre nga LD në MZ-ja, por përkundrazi bëri të pamundurën, la hapësirë të lirë për sqarime dhe u mundua dhe mendoi që faktori kohë të shërojë gabimet dhe devijimet e tyre.
Kështu në Zgjedhjet Lokale të 25 majit 2014, kryetari Bardhi shfrytëzoi momentin dhe bëri përpjekje, i mblodhi përfaqësuesit e të gjitha degëve, mblodhi Kryesinë në Ulqin në mars 2014 dhe më 27 prill 2014, ku në një qetësi e me një mirëkuptim të të gjithëve u diskutua për çështje të rëndësishme brenda Partisë po edhe situatën, pozitën aspak të lakmueshme të shqiptarëve në MZ. Kështu pas një diskutimi të gjerë Kryesia pruni (njëzërit) vendimet e nevojshme, që: LD në MZ të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të caktuara për 25 maj 2014, në komunat: Tivar, Tuz, Plavë, Guci dhe Rozhajë. Kryesitë e degëve gjegjësisht udhëheqësitë e tyre, në koordinim e marrëveshje me udhëheqjen e Partisë të bisedojnë dhe të vendosin për koalicionet eventuale dhe emërtimin e Listave zgjedhore. Të bëhën të gjitha përgatitjet e nevojshme, brenda mundësive që kemi, të hapën xhiro logaritë zgjedhore nga të autorizuarit, të bëjnë raportet zgjedhore, të mbyllin xhiro llogarit dhe të informojnë me shkrim kryetarin (detyrimet që dalin nga Ligji) pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes definitive të rezultateve.. Njëkohësisht u pru vendim për shtyrjen e mandatit të strukturave partiake dhe të bëhën përgatitjet e duhura për organizimin e Kuvendit zgjedhor pas Zgjedhjeve lokale.
Duhet theksuar se këtu u caktuan edhe të autorizuarit për zgjedhjet lokale: për Tuz Malësi – Nikollë Camaj, për Plavë – Haxhë Gjonbalaj e për Guci – Gani Kukaj. Në komunat e tjera, meqenëse u shkua në koalicione, të autorizuarit nuk pat nevojë që të ishin nga radhët tona..
Se situata nuk po përmirësohej por po eskalon edhe mëtej, se udhëheqja e këtyre dy degëve po vazhdon sikur të ishin subjekt në vete, madje kundërshtare (!), u tregua shumë shpejt, madje gjatë zgjedhjeve, kur asnjëra nga udhëheqësitë e këtyre dy degëve nuk kontaktuan as nuk u konsultuan me udhëheqjen më të lartë tëPartisë për asgjë, as për orarin e takimeve e tubimeve me zgjedhës apo në media, as për marrjen pjesë në tubimet promovues, madje as për emërtimin e listave tona zgjedhore.
Në bazë të autorizimeve pas disa intervenimeve për përmbushjen e obligimeve ligjore (nëse duam të marrim pjesë në zgjedhje si subjekt në vete) u hapën llogaritë rrjedhëse të posaçme zgjedhore dhe (me insistimin e ndihmën e kryetarit Bardhi, sekretarit S.Mehmeti dhe arkatarit D.Ceka), që sipas Ligjit, ll.rrjedhëse janë në funksion vetëm për këto zgjedhje. Por edhe këtu vepruan krye në vete, në kundërshtim me autorizimin dhe Ligjin. Pas përfundimit të zgjedhjeve llogaritë rrjedhëse nuk u mbyllën nga asnjëri nga të autorizuarit (!?), që ishin të obliguar, por ato mbetën aktive, madje kemi vazhdimin e përdorimit të tyre pas përfundimit të zgjedhjeve lokale 2014, e çka paraqet keqpërdorim, siç ishte rasti me llogarinë rrjedhëse zgjedhore në komunën e Gucisë, të autorizuarin për këtë.
Për mosmbylljen e llogarive rrjedhëse zgjedhore nuk u informua aspak kryetari Partisë, por përkundrazi në pyetjen e arkatarit, ata përgjigjeshin se e kanë krye atë, derisa pas më se një viti e gjysmë kryetari në bankat gjegjëse u informua se ato xhiro llogari ishin aktive!? Kryetarit iu desh personalisht të shkruaj kërkesë për fikjen e tyre pas anulimit të autorizimeve dhe në këtë mënyrë të përmbush obligimin ligjor.
Pas Kuvendit zgjedhor në Degën e Rozhajës, mbajtur më 1.3.2015, në një komunikatë të këtyre dy degëve, pashë se edhe kryetari i posazgjedhur i kësaj Dege, z. Hysen Daci e kishte vu nënshkrimin, u ishte bashkangjitur këtyre, pa asnjë informatë drejtuar udhëheqjes së Partisë!?
Pas kësaj, këta përsëri vazhduan sulmet ndaj kryetarit të Partisë, M.Bardhit (deklaruan se nuk e njohin më, nga çka dilte se ata njohin vetëm vetvetën përmes!?), “kumtesave” shkrimeve nëpër “facebook”, e disa portale elektronike e rrjete të ndryshme sociale informative, mbledhjes së dofarë nënshkrimeve, presioneve me thirrje telefonike,madje edhe shkuarjes nëpër disa institucione… Të gjitha këto i bënë e fatkeqësisht po vazhdojnë t’i bëjnë edhe këto ditë, vetëm e vetëm për të arsyetuar veprimet e tyre të njëanshme në dëm të unitetit dhe vendimeve të Partisë,
për çka, duhet të dinë se, janë përgjegjës.
Sulmet e shantazhet shkuan deri aty, sa ato, “kumtesa”, shkrime, shkresa etj. jo vetëm se janë në kundërshtim me vendimet e organeve të Partisë, por në njëfarë dore kanë edhe elemente kërcënuese ndaj kryetarit të LD në MZ.
Pastaj kemi pasur sinjale se në Malësi – Tuz mblidheshin dhe kuvendonin edhe me udhëheqësit e partisë Alternativa Shqiptare dhe tregoheshin solidarë që ASH mos t’ja lëshojë LD në MZ-së mandatin e deputetit (që ASH-ja duhej ta përmbushte në bazë të Marrëveshjes). Edhe kjo mund të jetë një tregues se deri ku mund të shkojë absurdi i tyre.
Kur kryetari Bardhi tashmë kishte ba një varg takimesh e bisedimesh me kryesitë e degëve, me anëtarë të Kryesisë së LD në MZ, për të tejkaluar problemet e ndasitë për përgatitjen për
konsolidimin e radhëve, unitetin, para këtyre zgjedhjeve parlamentare, kur pas shumë kohësh prisnim së paku një kërkim faljeje, ndjese për veprimet e tyre në kundërshtim me vendimet e organeve të Partisë, dhe kur prisnim një vazhdimësi të bisedimeve dhe brenda mundësive një tejkalim të problemeve, dalin me “…kumtesë tri degët e LD në MZ, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës, gjegjësisht N.Camaj, B.Hasangjekaj e H.Daci…” ku thonë e paraqesin altërnativën e tretë zgjedhore si një Listë unike të Lidhjes Demokratike…” dhe mëtej vazhdojnë “…
Kjo Listë paraqet akt të domosdoshëm politik, pasi kryetari i LD në MZ, z. Mehmet Bardhi nuk ka marrë asnjë hap për të jetësuar kërkesat e anëtarësisë për të riorganizuar Partinë dhe për t’u përgatitur për dalje në zgjedhjet e tetorit 2016.” et.etj.
Edhe kjo “kumtesë” si të tjerat deri tash paraqet një akt veprimi të njëanshëm dhe përmban konstatime që nuk qëndrojnë. U muar vesh, së pari zotërinjve në fjalë ne nuk mund t’ju ndalojmë
të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ndaras, por duhet ta dinë se ata nuk janë të autorizuar të flasin, të ftojnë e veprojnë në emër të LD në MZ-së ashtu siç po veprojnë!?
Nëse deklarimet në “kumtesën” në fjalë, e cila e mba datën 1 shtator 2016, e e cila doli në faqet e disa rrjeteve sociale dhe në disa media elektronike (portale), ku edhe ne e lexuam, janë të vërteta dhe nëse zotërinjt në fjalë vazhdojnë të mbesin pas qëndrimeve e veprimeve të njëanshme të deritashme, në kundërshtim me Vendimet e organeve të Partisë, ne nuk do të na mbesë gjë tjetër, vetëm të konstatojmë me keqardhje vetëlargimin e tyre.
Në fund edhe diçka. Mendoj se zotërinjt në fjalë duhet ta kenë analizua mirë, apo duhet ta analizojnë mirë situatën e përgjithshme, pa marrë para syshë synimet e tyre (për mos me thënë apo mendua diçka tjetër…).
Ligji zgjedhor aktual që është diskriminues për shqiptarët, me të cilin po na i mohojnë jo vetëm të drejtat historike, nacionale e demokratike, por edhe të drejtat e arritura, nuk lejon kësi “shetitjesh inatçore”, nëse duam sado pak sukses.
Mirë do të ishte që shqiptarët në këto zgjedhje të shkojnë në një kolonë (u muar vesh pa atë-o subjekt-e që nuk respektoi Marrëveshjen në zgjedhjet e 2012-tës) e më së shumti në dy kolona.
Zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2012, na treguan qartë se si papërgjegjësia e tregtia i djeg votat!?
Pra kolona e tretë –lista e tretë (pa licituar se kush) e pa paragjykuar se kujt do t’shërbejë (!?) por një e vërtetë shihet qartë – Fitimit të mandatit të deputetit shqiptar JO se JO:
Lidhja Demokratike në Mal të Zi këtu nuk do të lejojë që të jetë viktimë.
Ulqin, më 5 shtator 2016
MEHMET BARDHI, kryetar i LD në MZ