Tri Degët e Lidhjes Demokratike, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës kanë dalur me një kumtesë për opinion me anë së cilës njoftojnë për aktivitetin e mbajtur rreth shënimit të 26 vjetorit të këtij subjekti por edhe një ftesë që të ju bashkangjiten listës së tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në Mal të Zi.
Kumtesën e plotë mund ta lexoni të plotë më poshtë.
KUMTESË PËR OPINION
Lista e tretë, Lista e Lidhjes së shqiptarëve Sot, më 9 shtator 2016, në sallën e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, tri Degët e Lidhjes Demokratike, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës, së bashku me shumë aktivistë të tjerë të këtij subjekti, nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, shënuan përvjetorin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, me ç’rast edhe bënë publike Listën e Lidhjes shqiptare, si Listë unike që ruan trashëgimin e subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilit, kryetari i parë e i vetëm, i ka uzurpuar vulat dhe i ka privuar mundësinë që në zgjedhje të paraqitet me emrin e vet autenik.
Prandaj, Degët dhe aktivistët e LDnëMZ po provojnë të vetmën mënyrë të mbetur, për të ruajtur këtë subjekt, të themeluar këtu e 26 vite në parë, duke u dhënë mundësinë shqiptarëve në Mal të Zi, që të zgjidhen dhe të zgjedhin listën e vetme autentike shqiptare. Ishte ky një borç ndaj të gjithë atyre që na përkrahën gjatë këtyre viteve, prandaj as që pranuam aderimin në koaliconet e formuara, pasiqë shqiptarët meritojnë më shumë se çka ofrojnë koalicionet në fjalë. Por, Lista mbetet e hapur për ato subjekte të cilat mendojnë se shqiptarët duhet të jenë faktor, e jo dekor. Kjo, në rend të parë për aktivistët dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike, si dhe Degët e tjera, të mbetura, apo të lëna, politikisht në rrugë, nga kryetari i tyre, M. Bardhi, prandaj edhe ftohen që t’i bashkëngjitën Listës, në mënyrë që të rimëkëmbet dhe t’i kthehet fama e vjetër subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi.
Veç kemi thën se pa këtë listë, pra, pa këtë alterativë, mijëra votuesë shqiptarë do të mbeteshin pa mundësi për të zgjedhur, apo për të qenë të zgjedhur. Lista emërore e kandidatëve për deputetë do të publikohet ditëve në vijim, pasi që duhet t’u jepet mundësia edhe atyre dashamirësve të cilët do t’i bashkëngjitën. Shqiptarë në Mal të Zi, gëzuar përvjetorin e veprimtarisë politike shqiptare!
Në Tuz, 09 shtator 2016