Të hënën ASH do të dorëzojë listën zgjedhore
Alternativa Shqiptare (ASH) do të dorëzojë të hënën, nëse nuk do të ketë ndryshime, listën e parë të shqiptarëve për zgjedhjet e 16 tetorit, ka kumtuar funksionari i ASH Nik Gjeloshaj. Ai me rastin e informatave për koalicion parazgjedhore ka theksuar se përfaqësuesit e ASH ka pasur takime me partitë serioze shqiptare, me përjashtim të atyre me dosje kriminele. Sipas fjalëve të tij, “ASH është lista e parë më e fortë dhe e vetmja e cila garanton përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, shkruan rtcg.
Këtë e vërtetojnë të gjitha sondazhet dhe për këtë arsye duhet të marrin pjesë vetëm dhe i kemi të gatshme nënshkrimet listën, infrastrukturën dhe do të vazhdojmë prezantimin dinjitoz të shqiptarëve. Të dielën do të mbahet mbledhja e kryesisë dhe nëse nuk do të ketë ndryshime serioze, të hënën do të dorëzojmë zyrtarisht të parët listën zgjedhore të shqiptarëve”, ka theksuar Gjeloshaj.