Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi,
Të nderuar përkrahës të këtij rrugëtimi të gjatë më se një çerek shekulli, të nderuar qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë,
Zonja dhe zotërinj,
URIME TË PËRZEMËRTA ME RASTIN E 26-VJETORIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE në MAL ZI!
Të përkujtojmë kur më 9 shtator 1990 përfaqësuesit shqiptarë nga trevat shqiptare stërgjyshore, sot në Malin e Zi, u mblodhën në Tuz të Malësisë dhe formuan partinë e parë politike – Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, që është simotra e LDK-së e kryetarit historik dr. Ibrahim Rugova.
LD në MZ u qëndroi besnike parimeve demokratike e kombëtare në këtë rrugëtim, që ishte i mundimshëm me plot sakrifica po edhe pengesa nga brenda e sidomos nga jashtë. Ia dolëm të qëndrojmë, por sot kemi ardhë në një moment që lypset mençuri e vendosmëri më tepër se asnjëherë deri tash. Uniteti, parimësia në kombëtaren dhe demokracinë nuk kanë zëvendësime. Pra, as në këto zgjedhje, kur Ligji Zgjedhor diskriminues e korrupcioni politik, e jo vetëm, me sulmet e llojllojshme dhe të formave të ndryshme, prej atyre joshëse e deri te ato kushtëzuese besa edhe kërcënuese të politikës aktuale, që sot janë të dukshme më tepër se në të gjitha periudhat e shumëpartiaksisë së deritashme.
Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, me rastin e e 26 – vjetorit më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij dhe në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.
Paçi shëndet, begati, mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.
Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.
Pra edhe një herë Gëzuar dhe URIME 26 –vjetori i LD në MZ!
Ulqin, më 9 shtator 2016
Mehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ