Valldanosi-ulqinForca e re demokratike ka dalur me një kumtesë për opinion rreth kthimin të pronave në Valdanos.

Kumtesen e këtij subjekti mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Duke pasur parasysh reagimet e shumta që  ditët e fundit u shfaqen në publik,  lidhur me kthimin e ullishtës në Valdanos,  jemi të detyruar që edhe një herë të përsërisim publikisht qëndrimin e njohur të Forcës së Re Demokratike për këtë çështje.

Kthimi i ullishtës në Valdanos është një nga orientimet dhe objektivat themelore të programit të Forcës së Re Demokratike, nga e cila ne si subjekt politik kurrë nuk do të heqim dorë, cka edhe e kemi theksuar gjatë gjithë veprimtarisë sonë politike.

Për këtë çështje ne nuk jemi të gatshëm  të bëjmë asnjë kompromis, dhe e vetmja zgjidhje  e drejtë  është kthimi i ullishtes pronarëve të mëparshëm.
Kjo do të ishte edhe zgjidhja e vetme e bazuar  në Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

Cdo zgjidhje tjeter që është kundër vullnetit të qytetarëve të Komunës së Ulqinit për ne është e papranueshme.

Si subjekt politik, i cili për shumë vite është duke u përpjekur të mbrojë interesat e shqiptarëve në Mal të Zi, duke respektuar të gjitha mekanizmat ligjore, mund të themi me plot bindje se deklarata e Kryeministrit është nxjerrë jashtë kontekstit nga disa media, në mënyrë që të përfitojnë pikë politike për subjektet e caktuara në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Perpjekjet që  valorizimi i  Valdanosin te behet në mënyrë që rrezikon të drejtat legjitime të ish-pronarëve, nuk do të ketë përkrahjen tone.                                      

    Kryetar    
Nazif Cungu    

By admini