Kryetari i Komunës ngushëllon Ambasadorin e Italisë në Podgoricë
Kryetari I Komunës Nazif Cungu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ambasadorit të Italisë në Podgoricë Vincenzo Del Monaco me rastin e tërmetit që goditi Italinë me pasoja humbje jete. Në telegram ndër të tjera thuhet.
Me keqardhje morëm lajmin për fatkeqësinë natyrore që goditi Italinë qendrore duke shkaktuar humbjen e jetëve të qytetarëve dhe dëme të mëdha materiale.
Në këto momente dhimbjeje, ne jemi pranë Jush. Në emër të qytetarëve të Ulqinit, dhe në emrin tim personal Ju lusim që ti përcillni ngushëllimet tona familjarëve ndërsa të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë. Banorët e Ulqinit nuk e kanë harrur solidaritetin dhe ndihmën që na ka ofruar populli Italian me rastin e tërmetit katastrofal të vitin 1979, andaj Komuna jonë është e gatshme të pranojë një numër të konsiderueshëm fëmijësh nga vatrat e goditura.
Ne jemi pranë Jush.