Ekipi i Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit shënoi fitore si mysafir kundër Mornarit të Tivarit.
Në një lojë të ekuilibruar dhe me një iniciativë të lehtë të djemëve tanë ka mjaftuar një aksion model kundësrsulmi për të shënuar golin e fitores. Goli i fitores u shënua në minutin e 57-të nga Kristian Shkrela pas një asisti perfekt të të riut tjetër të ekipit tonë, Halil Muharremit.
Në lojën e ekipit të Ulqinit duhen veçuar të rinjt Muharremi dhe Shkrela, të përhershmit Senika dhe Divanoviq por edhe portieri Meqikukiq i cili në dy raste shpëtoi për mrekulli portën tonë.
Me këtë fitore futbollistët tanë marrin kryesimin e tabelës së klasifikimit të ligës së II-të futbollistike të Malit të Zi.