Një pjesë e parë e mekullueshme e ekipit të Otrant Olimpik ka qenë e mjafteshme për të shënuar fitoren e tretë radhazi kundër ekipit Jezero me rezultatin 1:0 dhe në këtë mënyrë të mbajnë kryesimin e tabelës së klasifikimit të ligës së II-të të Malit të Zi.
Në lojën e pjesës së parë gjithçka funkisononte më së miri në ekipin e Otrant Olimpikut dhe rastet për gol ishin të shumta. Pas një inkursioni vetjak të mbrojtësit Rudaj i cili udhëhoqi topin pothuajse në tërë fushën dhe një asisti të tij të mrekullueshëm, Muahrremi me qetësinë e një lojtari me pervojë shënoi golin e fitores për ulqinakët. Gjatë kësaj pjese lojtarët tanë ishin të pafat pasi kishin edhe 4 raste të tjera të pastëra për gol për të dyfishuar apo edhe trefishuar rezultatin.
Pjesa e dytë për tu harruar. Zevendësimi i Muharremit, më të mirit në fushë, si dhe luajtja e disa lojtareve në pozicione jonatyrale për ta, krijon konfuzion në lojë e vendasve dhe dukshëm u vërejt në rënien e lojës sulmuese të Otrant Olimpikut.
Nga minuti i 60-të i lojës ulqinakët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mbrojtësit të majtë Kim çka bëri që minutat në vazhdim ekipi të mbrohet për të ruajtur fitoren minimale.
Në ekipin e Otrant Olimpik ka akoma mundësi për rritje në lojë por një gjë që ka rënë në sy nga këto tre xhirot e para është që Ulqini ka kohë që nuk ka pasur ekip kaq të mirë dhe pothuajse me të gjithë lojtarët vendas.
Ndeshjen e ardhshme Otrant Olimpik do ta luajë si mysafir kësaj te merkure kundër Igallos.
Tabela e klasifikimit pas xhiros së tretë.